• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Mesila Doda publikon komunikatën e grevistëve më 1991

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Mesila Doda, ka publikuar sot Komunikatën e grevistëve të urisë në faksimile, postuar nga Zëvëndësministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula.

Komunikata e studentëve grevistë, në përvjetorin e 25 të grevës së urisë për heqjen e emrit e diktatorit Hoxha nga Universiteti i Tiranës, përkon pikërisht me 18.02.1991.

Deputetja Mesila Doda nëpërmjet një postimi në Facebook në mesditën e së enjtës shprehet: “Miq, dua të ndaj me ju Komunikatën e studentëve grevistë, në përvjetorin e 25 të grevës së urisë për heqjen e emrit e diktatorit Hoxha nga Universiteti i Tiranes. Kete Komunikate e ruaj si nje relike e vyer te nje ngjarje te pashlyeshme te jetes sime dhe te gjithe shqiptareve!”

1658591_681167881925934_1309939387_oNë vijim, Doda publikon një faksimile të komunikatës, ku thuhet: “Komunikatë: Komisioni i grevës së studentëve të UT-së dhe Instituteve të Larta të Tiranës njofton opinionin publik mbarëkombëtar se në mbështetje të kërkesës së tyre të drejtë për heqjen e emrit të universitetit qindra studentë e pedagogë u hodhën sot në grevë urie në ambjentet e brendshme të qytetit studenti. Kjo ngjarje pa precedencë në historinë e Shqipërisë është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit që kanë mbajtur ndaj protestave tona autoritetet përkatëse. Dy javë me radhë ne bojkotuam mësimin dhe u përpoqëm të gjenim rrugën më demokratike për zgjidhjën ë problëmit, dy javë me radhë sheshi demokracia buciti nga brohoritjet, dy javë me radhë ne argumentuam në mënyrë bindëse se heqje e emrit nuk është kaprico, por domosdoshmëri. E për të gjitha këto morëm si përgjigje nga qeveria një vendim apatik, jo realist që më tepër se sa e shuan, sic pretendon , e nxit tensionin”.

“Vellezër dhe motra, Ditët heroike të dhjetorit na mësuan të jemi të vendosur. T’i njohim të drejtat tona dhe mos t’i kapërcejmë ato. Si ëngjëj bartës të demokracisë, studentët janë të bindur që ta cojnë deri në fund rrugën e tyre, atë që i hapi pluralizmit dyert 46 vjet të ndryshkura të Shqipërisë. Ndryshe demokracia do mbetet jetime (ne fakt kjo fjale nuk lexohej dot) ndryshe ju vetë do të na quanit të dobët, dhe historia do të na ndëshkojë. Në këto ditë, kur e ardhmja e atdheut na rëndon fort mbi supe, ne e ndjejmë se vetëm nje demokraci reale mund të jetë shpëtimtare për të. Dhe heqje e emrit të universitetit, si një vendim i padrejtë i së shkuarës, është kusht bazë për demokracinë”, thuhet në komunikatë .

Komunikata e studentve të dhjetorit vijon: “Prindër, vëllezër dhe motra; Me vendosmëri por dhe pa dhimbje ne ju themi se sot nuk do të kthehemi si përherë në vatrat familjare. Nuk do të kthehemi as në mbrëmje . Ndoshta do t’ju mungojmë për ditë me radhë dhe jemi të bindur që kjo mungesë do tu bëjë juve krenarë.Ndaj ju lutemi mos u merakosni, mos u largoni nga shtëpia dhe punët tuaja për të na bërë thirrje të heqim dorë. Ju po aq mirë sa ne e dini se Universiteti nuk ngrihet kot. Ndrydheni shqetësimin tuaj në vetvete ashtu si në ditët e dhjetorit, ku ndërsa na përcillnit duke na bindur të mos ndaheshim nga shokët, uroni që ëndrrat tona të mos mbesin vetëm të tilla. Komisioni organizativ i lëvizjes studentore, Tiranë , më 18.2.91”.

Next Post

Dua publikon klipin e këngës “Last Dance”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In