• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meshkujt e sotëm, viktima të përsosura të teknologjisë

by A R
28/09/2017 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Historia e një vajze nga Manza, e cila me shumë zgjuarsi kishte arritur t’i merrte një zyrtari që punonte si Drejtor Poste një shumë prej 6 milion lekësh pa e takuar asnjëherë fizikisht por vetëm virtualisht, me premtimin e dashurisë, ishte me të drejtë historia më e lexuar në mediat online. Kjo histori, e cila doli në sipërfaqe falë denoncimit në polici të djalit që ishte mashtruar, në fakt është vetëm ‘Maja e Ajsbergut” e qindra historive të tjera që vetëm pëshpëriten ndër biseda tavolinash, por që nuk mbërrijnë në tryezat e policisë për një mori arsyesh. Pamvarsisht kësaj, kjo histori, dhe të tjera të ngjashme me të, gëlojnë prej kohësh në shoqërinë shqiptare. Nga ana tjetër kjo histori konkrete ngre një problematikë jo të vogël që ka të bëjë meshkujt e sotëm, të cilët duket se kanë filluar të humbasin sensin e realitetit dhe të dashurohen vetëm pas imazheve virtuale në rrjetet sociale.

Fuqia e manipulimit të imazhit, falë edhe teknologjisë, është sot në shkallën më të lartë. Femrat sidomos janë bërë mjeshtre në këtë drejtim. Kjo jo vetëm në huazimin e profileve pikë për pikë të imazheve të femrave nga çdo vend i planetit, duke i paraqitur si profile të tyre, por edhe falë retushimit në shkallën më të pabesueshme të vetë imazhit që ato kanë. Forma feminile gjithnjë e më shumë po tërheq meshkujt, të cilët janë shndërruar në ‘skllevër’ të imazheve virtuale që publikojnë femrat. E natyrisht që femrat e kanë kuptuar mjaft mirë këtë dobësi të meshkujve, ndaj janë të pakursyera për të ekspozuar hire, forma trupi, elementë intim, të cilat falë dhe retushimit shkojnë thuajse deri në perfekte. është pikërisht ky magnet që tërheq vëmendjen virtuale të meshkujve, të cilët nuk e lëshojnë më celularin nga dora në pritje të publikimit të një fotoje tjetër nga vajza që u ka bërë përshtypje.

Duke u dashuruar vetëm me formën ata kanë harruar rëndësinë e komunikimit real, të prekjes reale, të komplimentave të drejtpërdrejta me zë, të të ecurit krah për krah, të vëmendjes ndaj plastikës që merr portreti ndërsa tregojnë një ngjarje apo bisedojnë për gjërat që i shqetësojnë në jetën e tyre. Të kthyerit në skllav të virtualitetit i ka bërë meshkujt thuajse të pakumunikueshëm dhe në mjaft raste edhe persona me të cilët nuk mund të bisedosh thuajse për asgjë.

Jeta që rrjedh ndër xhamat e ftohtë të celularëve gjithnjë e më shumë po e nxjerr jashtë loje nevojën për komunikim dhe ndjeshmëri reale. Gjithnjë e më shumë duket jetojmë mes një bote gënjeshtrash ku aftësia më e madhe është kthyer ajo e manipulimit, pra e dukjes së asaj që realisht nuk është. Celularët e kanë bërë botën më të thjeshtë për të komunikuar me njerëz të njohur apo të panjohur. Por kjo nga ana tjetër ka ndërlikuar në përmasa shumë serioze komunikimin real me zë dhe me figurë. Viktimat më të shumta të kësaj situate duket se janë kthyer vetë meshkujt, të cilët të prirur drejt gjërave të lehta janë dhe më të ekspozuar për t’u manipuluar nga imazhet e retushuara. Përpjekja e tyre për t’u dhënë pas imazheve të përsosura i ka kthyer në viktima të përsosura. Ndaj meshkujt e sotëm janë vërtetë në një hall të madhë.

Në rrugët e Tiranës gjithnjë e më pak sheh çifte apo djem dhe vajza që bisedojnë. Të vetmit që na kujtojnë se institucioni i marrdhënieve reale mes meshkujve dhe femrave janë çiftet e moshës së tretë, të cilët në fund të jetës tyre të paktën kanë shpëtuar së qëni viktima të teknologjisë. Në përpjekje për të ecur me ritmin e kohës, duket se është humbur realiteti i prekshëm njerëzor. Forma gjithshka, thelbi asgjë duket se është motoja e ditëve të sotme. Ja pse meshkujt e sotëm, janë kthyer në viktima të përsosura të teknologjisë.

Next Post
Çamëria/ Sherr në politikën greke, Kotzias: Vumë “vijat” e kuqe, deputetja e “Demokracia e Re” hapi çështjen

Kërcënon Greqia, Kotzias: Minoriteti, kusht për integrimin në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In