Juventusi nuk ka të ndalur në merkato. Kampioni i Italisë synon që gjatë këtij muaji të sjellë edhe një përforcim në Torino.
Objektiv i Juventusit është mesfushori i Romës, Kevin Strootman. Por, transferimi i holandezitt mund të dështojë për shkak të kërkesave të larta që ka Roma.
Por, Juventus ka edhe planin B. Nëse dështon transferimi i Strootman, Juventusi do të afrojë mesfushorin e Barcelonës, Andrè Gomes.
Portugezi mund të largohet nga Barcelona pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde. /a.m.