Pas peticionit që demokratët shkodranë ngrenë ndaj kreut të vetëngrirë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ky i fundit do përballet në Shkodër me rivalin e tij në garën për kreun e PD, Eduard Selami.
Takimi i tyre do të zhvillohet në orën në 19.00 në kinemanë e qytetit. Nisur nga braktisja totale që demokratët i kanë bërë Bashës në qytete të tjera, por edhe nga humbja katastrofike e PD, Basha në Shkodër ka vendosur të marrë masa paraprake shkruan CityNews.
Ai i ka kërkuar kryebashkiakes në Shkodër, Voltana Ademit që të mbushë sallën e kinemasë me punonjës Bashkie. Dhe kjo e fundit ka urdhëruar administratën e bashkisë të jenë në takim.
Më poshtë mesazhi-urdhërues që Voltana Ademi u ka dërguar sot punonjësve të Bashkisë së Shkodrës, për të mbuluar disi braktisjen totale që demokratët shkodranë i kanë bërë Lulzim Bashës.
“Në oren 7 vje Basha, me ken aty te gjith”, ky është urdhri i Voltana Ademit për punonjësit e Bashkisë./a.m.