
Koronavirusi ka alarmuar gjithë Evropën, teksa po përhapet me shpejtësi në të gjitha vendet.
Kjo ka alarmuar Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët e saj, pasi janë shënuar deri më tani katër viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar.
Përmes një video-mesazhi, Kancelarja Merkel iu bën thirrje qytetarëve të reduktojnë sa më shumë kontaktet me njëri-tjetrin.
“Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin”, tha ndër të tjera Kancelarja në video-mesazhin e saj.











