• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi real i Kuvendit të 11 dhjetorit: Berisha sovran!

by Blendi Kajsiu
16/12/2021 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u fol shumë por u dha vetëm një mesazh: Sali Berisha është i paprekshëm, jo vetëm nga Lulëzim Basha por edhe nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë aspekt Kuvendi 11 dhjetorit shpalli sovranitetin e Berishës jo vetëm përballë SHBA-vë por edhe përballë standarteve politike që PD-ja u kërkon politikanëve të tjerë.

Mesazhi u dha qartë nga shkarkimi i Bashës me 99,99% të votave (si në votimet e Partisë së Punës) nga po e njëjta trupë që vetëm disa muaj më parë e kish votuar Bashën kryetar me 80% të votave. E vetmja gjë që ndryshoi midis votimit të Bashës kryetar më 30 qershor dhe “shkarkimit” të tij më 11 dhjetor ishte qëndrimi i Berishës ndaj tij. Votimi më shumë se demokracinë e brendëshme (fitore me 99% të votës ka vetëm në mungesë të pluralizmit) reflektoi pushtetin e Berishës tek një pjesë e mirë e antarëve të PD-së.

Po kështu referendumi i datës 18 dhjetor u reduktua në vulë për vendimin e kuvendit. Të organizosh një referendum të antarësisë në një javë është qesharake. Shumë më qesharake se fushata për rizgjedhjen e Lulëzim Bashës në krye të PD-së më 30 qershor. Edhe Basha bëri sikur i lejoi kundërshtarët të bënin fushatë duke i dhënë nja tre javë kohë.

Një referendum është një përplasje mes dy opcioneve, po dhe jo, që nënkupton një hapësirë dhe kohë për shpalosjen dhe debatimin e tyre. Ata antarë të PD-së që janë kundër shkarkimit të Bashës kur do e kenë mundësinë, qoftë edhe teorike, për të bërë fushatë përpara votimit në referendum? Kaq mjafton për të kuptuar se kuvendi në fjalë s’kish fare të bënte me demokratizimin e PD-së, pavarësisht shpresave të pjesmarrësve.

Natyrisht për shumë mbështetës të Berishës argumentet e mësipërme nuk kanë vlerë sepse në fund të fundit doktorri ka me vete shumicën e demokratëve. Dhe kjo ka shumë mundësi të jetë e vërtetë, sidomos përballë një Bashe pa lidership që në vend të betejës preferoi të mbyllej në zyrë, në vend të takimeve me demokratët preferoi takimet me ambasadorët e huaj.

Ama është po aq e vërtetë se Sali Berisha nuk gëzon 99,9% të mbështetjes së demokratëve, apo të forumeve drejtuese të PD-së. Shumë prej tyre, edhe pse të heshtur sepse Basha i la pa zë, edhe pse mund të mos jenë shumicë, nuk janë dakord me foltoren dhe aq më pak me përplasjen e hapur me SHBA-të. Ndaj në një garë reale Berisha mund të fitonte përballë Bashës me 50%, 60% apo edhe 70% të votave, por kurrësesi me 99,9%.

Problemi është se Berisha për tu shpallur sovran në PD i duhet shumica absolute dhe e përjetëshme dhe jo shumica e thjeshtë dhe e përkohëshme që prodhon demokracia. Ai nuk mund të pranojë asnjë pakicë anti-berishiste në partinë e tij, qoftë edhe 20 apo 30%, sepse një ditë ajo mund të kthehet në shumicë.  Ndaj ai bën kuvende si ai i 11 dhjetori aq anti-statutore saqë aty mund të shkojnë vetëm mbështetësit e tij. Përndryshe ai do kish marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit ku ka shumë mundësi që me një shumicë solide (por jo 99%) ti ish imponuar Bashës.

Të njëjtin funksion kryen referendumi i datës 18 dhjetor që është jo vetëm anti-statutor por edhe anti-ligjor, sepse përpara organizmit të tij duhen legalizuar në gjykatë ndryshimet statutore. Pa përmendur faktin e thjeshtë që është cmenduri të bësh një referéndum brenda javës për një parti të madhe si PD-ja. Ndaj edhe ky referendum shërben si sitë ku kalojnë vetëm mbështetësit e Berishës. Nuk është cudi që sikurse në 11 dhjetor edhe në referendumin e 18 dhjetorit të votohet me 99% pro rrëzimit të Bashës nga të njëtët persona që e votuan dje kryetar.

Në këtë mënyrë Berisha identifikon mbështetësit e tij me tërësinë e Partisë Denokratike ku ai shfaqet sovran dhe i padiskutueshëm. Ndaj mesazhi i real i kuvendit të 11 dhjetorit  ishte se në PD-në e doktorrit mund të humbasësh shumë palë zgjedhje, mund të dështosh në protesta, mund të gabosh në djegien e mandateve, në injorimin e reformës territoriale, në braktisjen e zgjedhjeve lokale, në braktisjen e reformës së drejtësisë, në përzgjedhjen dhe renditjen e kandidatëve për deputet, në mos-organizimin dhe bërjen rrumpallë të strukturës partiake në bazë dhe qendër para zgjedhjeve të përgjithëshme (të gjitha këto i ka bërë Lulëzim Basha) dhe përsëri të rizgjidhesh kryetar. Ama nëse pezullon Berishën nga grupi parlamentar edhe pse është shpallur non-grata për korrupsion nga SHBA-të, atëherë shkarkohesh me 99,9% të votave.

Kaq sovran është Berisha saqë edhe gabimet e tij të thella, që i ka pranuar edhe vetë, transformohen në burim meritash dhe legjitimiteti. Ai nuk mban përgjegjësi për sjelljen dhe mbajtjen për tetë vite me rradhë të tradhëtarit Basha në krye të PD-së. Përkundrazi, fakti që gaboi 8 vite me rradhë me Bashën e legjitimon për të rimarrë kontrollin e PD-së. Imagjinoni sikur dikush tjetër ta kish sjellë Bashën në krye të PD-së se cfarë do i punonte Kuvendi!

Ndaj më shumë se shfaqje e demokratizimit apo sovranizimit të PD-së kuvendi ishte dëshmi e trishtë e nivelit të lartë të nënshtrimit të një pjese të mirë të saj ndaj interesave personale të një individi. Në këto kushte shpresa e mjaft pjesmarrësve në kuvend se do ta instrumentalizojnë Berishën për demokratizimin e PD-së është delirante. Një parti që bazohet tek sovraniteti i një individi është pronë private, jo publike.

Akoma më larg realitetit është shpresa e disa të tjerëve se Kuvendi i 11 dhjetorit shënon sovranizimin e politikës shqiptare nga neokolionalizmi euro-atlantik. Më 11 dhjetor u shpall sovran Berisha, jo PD-ja, dhe aq më pak shoqëria shqiptare. Sovraniteti i tij bie ndesh jo vetëm me interesin e PD-së por edhe me vullnetin e shoqërisë shqiptare që në shumicën e saj e ka refuzuar prej kohësh. Ndaj të ngatërrosh sovranitetin e Berishës sot me sovranitetin e vendit është njësoj si të argumentosh se sovraniteti i Enver Hoxhës dje ishte identik me atë të Shqipërisë.

Next Post
Sondazhi i Euronews: Thuajse gjysma e shqiptarëve nuk kanë informacion për Ballkanin e Hapur

Sondazhi i Euronews: Thuajse gjysma e shqiptarëve nuk kanë informacion për Ballkanin e Hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

March 22, 2026
Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In