• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi nga takimi Thaçi-Putin

by Ramadan Baraliu
13/11/2018 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ramadan Baraliu

Takimi “bilateral” Thaçi-Putin në margjina të Forumit të Paqes në Paris, është lëvizje pozitive e Rusisë në raport me Kosovën. Edhe pse e drejta ndërkombëtare nuk e pranon nocionin e njohjes de facto të kushtëzuar, dhe kemi raste të rralle të njohjes de facto, por kemi disa raste në histori kur ka pas njohje të kushtëzuar. Siç ka qenë me disa shtete ballkanike dhe njohja e Bashkimit Sovjetik nga SHBA më 1933.  Duke e luajtur rolin e optimistit më të madh për këtë situatë, pas Presidentit Thaçi dhe disa dostave të tij, nga ky takim mund të themi se kemi një njohje de facto të kushtëzuar nga Rusia e transmetuar nga presidenti Thaçi.

Por, gjendja nuk mund t’i referohet krijimit të faktit se Rusia do ta pranojë Kosovën de facto apo de juro së shpejti. Kjo njohje kushtëzohet me atë që Serbia duhet ta pranojë Kosovën pas një marrëveshje me siguri  tepër të dhimbshme për Kosovën dhe me proces me siguri me prapaskena mes Rusisë dhe Serbisë. Proces me shumë të panjohura dhe shumë mosbesues edhe për optimistin më të madh.  

Por, nuk ka nevojë për ekzaltime pasi që nuk dihet se si do të përkthehet ky takim, përderisa të shihen rezultatet në terren dhe cila do të jetë marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe a do të ketë një të tillë. Po ashtu nuk ka hapësirë për gozhdimin e Presidentit Thaçi, pasi nuk mund të lëvizim drejt OKB duke refuzuar takimet me shtet që e kanë të drejtën e vetos në KS të OKB. Por, as presidenti nuk duhet ekzaltohet dhe të lëshohet në aventura me Serbinë e Rusinë, duke e njohur historikisht qëndrimin e tyre kundër nesh.

Tani mbetet që të krijohet një platformë shtetërore për këtë proces të rëndësishëm që tashmë ka hy vendi përmes Presidentit Thaçi. Na duhet një platformë shtetërore për procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë dhe përmbylljen e subjektivitetit ndërkombëtar!

E drejta ndërkombëtare njeh dy forma të njohjes: de facto dhe de jure.

Njohja de facto e shteteve, në vend të de jure, është e rrallë. Njohja de jure është më e fortë, ndërsa njohja de facto është më shumë tentative dhe njeh vetëm se një qeveri ushtron kontroll mbi një territor.

Pas takimit “bilateral” Thaçi-Putin në margjina të Forumit të Paqes në Paris, kemi një njohje ta quajmë kështu de facto të kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që mund të bëhet de juro. Pra nuk është as njohje de facto, pasi që Rusia vazhdon ta dënoj shpalljen e pavarësisë së Kosovës si akt në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe precedent të rrezikshëm për sistemin ndërkombëtar dhe nuk kemi asnjë deklaratë zyrtare që ka lëvizje në këtë drejtim.

Rusia mbështet Kushtetutën e Serbisë që e përfshinë Kosovën dhe Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit. Kjo rezolutë e përcakton statusin politik të Kosovë si protektorat të OKB-së, Edhe pse rezoluta e bën Kosovën protektorat të OKB-së, në këtë rezolutë disa herë përmendet se Kosova është pjesë e Jugosllavisë.

Si do rrjedhin ngjarjet mbetet për tu parë.

a.ç

Next Post
VIDEO/ ‘Forca e Ligjit’ godet sërish, sekuestrohen armë dhe municione

VIDEO/ 'Forca e Ligjit' godet sërish, sekuestrohen armë dhe municione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In