• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mesazhi jo rastësor në Kongresin e PS / Të drejtat e fëmijëve, gjithmonë një prioritet i Linda Ramës

by A R
28/02/2020 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E fëmijëve mbetet e gjithë arsyeja themelore përse politika duhet të ekzistojë, përse partitë duhet të ndeshen në betejën e vizioneve dhe të ideve për të nesërmen”.

Me këtë mesazh iu drejtua ditën e sotme Kongresit të Partisë Socialiste në Tiranë, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit dhe njëherësh kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kushdo që e njeh nga afër rrugëtimin profesional të Lindës, e ka të lehtë ta kuptojë se ky nuk është një mesazh rastësor, e as rutinor, siç jemi mësuar të dëgjojmë pambarimisht nga foltoret e kongreseve partiake.
Është në fakt jo vetëm mesazhi i një nëne, por edhe i një gruaje profesioniste që fëmijët i ka patur në fokusin e punës së saj me shoqërinë civile. Eksperienca e saj profesionale lidhet fort me ndjeshmërinë për fëmijët.

Linda Rama është një nga bashkëthemelueset e Aleancës Shqiptare të Fëmijëve, advokuese e fushatës “Thuaj po për fëmijët”. Aleanca, me një mision të veçantë në shoqërinë shqiptare është pararendëse e Lëvizjes Botërore për Fëmijët.

Pikërisht në vitin 2000, në raportin e takimit të parë të Asamblesë Kombëtare të Aleancës, do të veçohej fjala e Lindës, e cila pati sjellë me fakte e të dhëna, situatën e fëmijëve shqiptarë në ato vite.

“Me gjuhën e fakteve dhe figurave, prezantimi i saj nënvijëzoi problemet madhore që janë shndërruar një barrë në jetën e fëmijëve, pasojë kjo e tranzicionit të vështirë nëpër të cilin po kalon shqipëria. Arsimi shqiptar ka një numër burimesh njerëzore, financiare dhe materiale të pamjaftueshme, përkundër kërkesave dhe pritshmërive tepër të larta. Një numër i konsiderueshëm studentësh, kryesisht nga zonat e varfëra apo rurale po braktisin arsimin në sistemin 8 vjeçar dhe nuk po ndjekin arsimin e mesëm për shkak të problemeve të lidhura me të ardhurat e pamjaftueshme familjare dhe një rënie në nivelin dhe cilësinë e dukimit”, shkruhet në raport.

Ky prezantim i vitit 2000 nga Linda, në Aleancën Shqiptare të Fëmijëve është një copëz dëshmie e faktit se për bashkëshorten e Kryeministrit, e “nesërmja” nuk është thjesht dhe vetëm një detyrim që duhet përmbushur nga politika dhe njerëzit rreth saj.

“E nesërmja” për Lindën është një vokacion për të cilin ia vlen të luftosh nga çdo arenë, nga çdo kënd, nga çdo pozitë, nga çdo status, në emër të fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas tyre!

Next Post
Meta tregon si i hyri politikës: Nuk pranonte askush të më kandidonte, kam pasur shumë taksirate

Meta tregon si i hyri politikës: Nuk pranonte askush të më kandidonte, kam pasur shumë taksirate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In