Shefja e Reanimacionit te Spitali “Shefqet Ndroqi”, Prof. Asoc. Alma Cani, ka reaguar për situatën e krijuar nga koronavirusi, ku jep dhe një mesazh falënderues për gjithë ekipin që po përballet me këtë virus të rëndë.
Duke kujtuar me shumë dhimbje ata që nuk mundën dot të shpëtohen, e duke pranuar se sa vuajtje u shkakton bluzave të bardha kjo humbje, ajo thekson se “nuk kemi kohe te vajtojme, te leshohemi, ne na duhet te ngrihemi, te vrapojme pasi nje jete tjeter duhet shpetuar!”
Statusi i mjekes Alma Cani:
E nderuar qe jam pjese e stafit te reanimacionit ne SUSN “Shefqet Ndroqi”!
Te nderuar miq
Ne keto dite te veshtira te pandemise mbareborerore te gjithe ne u ndeshem me nje realiteti qe ishte jasht imagjinates, perpara nje lufte misterioze e te padukshme qe na tjetersoj jeten. Na beri te kuptojme qe fjala e urte e popullit se cfare sjell minuti nuk e sjell sahati kishte ndodhur tashme.
Prej vitesh ne spitalin SUSN, stafi i reanimacionit eshte marre me pacientet qe ne situatat gripale trajton kryesisht komplikacionet nga gripi qe atakojne mushkerine duke alteruar frymemarrjen dhe duke kerkuar asistenca te respiracionit me ventilator.
Ky ritual i pervitshem ishte bere pjese e punes sone, sapo temperaturat uleshin e ditet e dimrit afroheshin.
Por sivjet ishte ndryshe, kjo ishte nje perballje qe u shfaq ne boten mbare dhe lufta ishte e forte.
Pervec ngarkeses, dhe dinakerise te ketij virusi te padukshem na duhej te perballeshim emocionalisht dhe psikollogjikisht me gjera te panjohura me pare per mbarenjerzimin!
MIRENJOHJE pafund per ju te gjithe mjeke, specializant te reanimacionit, infermier e sanitar qe dhate shpirt, dhate ndihme, u gjendet çdo dite, ore, minut, nate e dite e nuk pyetet per oren, nuk pate diference kur ishte dite apo nate por u gjendet ne cdo moment aty per te ndihmuar jetet e atyre pacienteve ku e keqja nga jeta ndaheshte me nje vize!
Une do doja sot t’ju prezantoj secilin nga ju me emer, pavaresisht se e di qe ju do thoni : “ne beme detyren, dhe kete pune e kemi bere e do vazhdojme ta bejme pasi qe ne fillimet e studimeve tona kemi bere nje betim, betimin e Hipokratit qe do ti sherbejme deri ne frymen e fundit pacienteve duke bere perpjekjet maksimale ne ndihme te jetes njerezore.”
E ndjej si obligim moral e qytetar qe t’ju prezantoj me shume krenari Juve kolege e mjek te shkelqyer: Alban Hatibi, Fahri Kokici, Eljana Shima Mezini e Arjan Vyshka! Ne ishim te gjithe bashke ne nje rrahje zemre, ne nje ritem sinusal kardiak , pa çrregullime ritmi, diskutuam, debatuam, per te bere me te miren e mundshme duke qene ne unison ne mendim e veprim!
Ishim te gjithe bashke diten, naten duke ndjekur me ankth ndryshimet e situatave klinike te pacientet, qe çuditerisht alteroheshin ne menyre te menjehershme duke na befasuar dhe duke na bere te vepronim teknikisht ne terapi e ne invazionin e mjekimit per te shmangur te keqen.
Nje suport i jashtzakonshem nga specializantet e reanimacionit: Alsa Gjoka, Holta Kraja, Anri Troja, Luna Nasipi, Genta Zotaj dhe Malvina Shkurta!
Ju deshmuat qe jeni te afte te jepni maksimumin tuaj ne ndihme te jetes te qytetareve duke treguar profesionalizem e shkathtesi, gatishmeri e intelligence, duke e ezauruar faktin e dhenies se testit te provimit , pasi Ju u perballet ne fushen e betejes per fitoren e jetes!
Dhe nuk mund mos le pa falenderuar e theksuar pjesen e ekipit te reanimacionit me te rendesishme dhe qe bejne punen kryesore prane pacientit: Merita Toci Lika (Kryenfermierja), Aida Shehu, Laje Janku, Elsa Imerati, Shpresa Korumi, Besarta Bardhoshi, Alma Qefalia, Brikena Xhini, Klaudia Doga, Miranda Tosku, Blerina Mara, Migena Rakipi, Sose Selmani, Adela Belba, Arjola Ilnica, Marsela Dashi, Vjollca Metani, Bukurie Husha, Lume Luzi, Sofie Stafa, Luljeta Bitri!
Mirenjohje pafund per punen dhe perkushtimin tuaj!
Ju jeni ato qe qendruat ne frymemarrjen e atyre pacienteve duke dhene jo vetem terapi por edhe dashuri, duke u perkujdesur me perkushtim, profesionalizem, pa hezituar asnje moment pavaresisht rrezikut qe mund te kishit per jetet tuaja!
Te gjithe sebashku ne u perpoqem te japim ndihme, te japim zemer, te japim fryme te gjithe atyre qytetareve te cilet folen me ne, na besuan jeten e tyre, shtrenguan duart me ne per ta sfiduar virusin, qe me djallezine e tij ne menyre te papritur te ndalte jeten atehere kur kishim menduar se kishim fituar!
Duke qene te ndergjegjshem deri ne dhimbje qe nuk mund te kenaqim deri ne fund shpresat njerezore, per bluzat e bardha shkalla e vuajtjes eshte e pamatshme! Prandaj ne na quajne “sheruesit e semure”. E them kete se per ne shpetimi i jeteve sfumohet nga humbja e tyre. Ne memorjet tona mbeten humbjet e jeteve njerezore duke perjetuar me dhimbje ndalimin e nje frymemarrje, rrahje zemre, ndalimin e jetes. Ashtu si famijaret e pacienteve qe ndiejne dhimbje per humbjen e te dashurve te familjeve te tyre dhe per ne stafin mjekesor ndiejme keqardhje per humbjen e jetes ashtu sic do ta kishim ndjere per nje pjestar te familjeve tona.
Pavaresisht nga dhimbja e humbjes te familjareve te tyre te shtrenjte, qytetaret nuk nguruan te shprehin falenderimet nepermjet mesazheve duke na shprehur mirenjohjen e shpirtrave fisnik per punen e palodhur, duke na obliguar me shume e duke na dhene force per ta vazhduar me tej luften!
Por ne nuk kemi kohe te vajtojme, te leshohemi, ne na duhet te ngrihemi, te vrapojme pasi nje jete tjeter duhet shpetuar!
Sot quhemi heronj! Ne kemi bere nje betim, ne po kryejme detyren qe e kemi bere e do vazhdojme ta bejme pasi ky eshte misioni i bluzave te bardha, te shpejtojne jeten, te sjellin buzeqeshje, te lehtesojne dhimbjen, e te oksigjenojne frymen njerezore!
Mirenjohje per ju te gjithe mjek, specializante, infermier e sanitar per punen tuaj, perkushtimin, profesionalizmin tuaj! Ju jeni heronj jo te heshtur, por te shumeshkolluar qe keni investuar prej vitesh ne dijet tuaja, duke studiuar, trajnuar per te dhene maksimumin e mundshem per Triumfin e Jetes!
E nderuar qe jam pjese e ketij stafi te mrekullueshem! Puna jone vazhdon!
Te gjithe bashke do ja dalim!