Në Ditën e Punëtorëve, kryeministri Edi Rama i është referuar raportit të Bankës Botërore sipas të cilit Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon.
Në një postim në “Twitter”, kryeministri thotë se papunësia ka rënë më shumë se 6% që kur socialistët morën qeverisjen.
Sipas kreut të qeverisë ka akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa ne.
“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon!Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE #KrenarpërPS
“shkruan Rama.
g.kosovari










