Mesazhi i parë i Nedim Bajramit si kuqezi: Ëndrra u bë realitet, betohem se do të jap shpirtin e zemrën në fushë

Screenshot 30

Nedim Bajrami ka dhënë mesazhin e tij të parë si futbollist i Shqipërisë.

Nga sot ai ka të drejtën për të qenë kuqezi pasi FSHF fitoi gjyqin në CAS pasi organet ndërkombëtare nuk jepnin lejen pasi pretendonin se Bajrami kishte luajtur me moshat e Zvicrës.

Bajrami thotë se sot i është realizuar ëndrra e tij, familjes dhe gjushërve. 22-vjeçari me origjinë nga Tetova betohet se do të japë shpirtin e zemrën në fushë për fanellën që bën krenar gjithë shqiptarët.

Sulmuesi i cili aktivizohet me Empolin në Itali mund të debutojë që në transfertën ndaj Polonisë.

MESAZHI NGA NEDIM BAJRAMI

Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar

Jam shumë i gëzuar dhe dua të falenderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.

Një falenderim i veçantë shkon për @fshforg që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve!

 

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com