• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i Papa Franceskut dhe ata që venë partinë, mbi pandeminë!

by Alfred Peza
20/04/2020 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Shqipëria mbi partinë, apo partia mbi Shqipërinë? Ka qenë kjo një nga tezat e debateve të zhvilluara kohë pas kohe në Parlament e media, sa herë që zhvillimet e brendshme në vend, kanë diktuar rritjen e presionit pozitiv mbi klasën politike për tu ngjitur në lartësinë e sfidave të momentit.

Kryesfida përgjatë këtij viti, jo vetëm për Shqipërinë por për mbarë njerëzimin, është përballimi i pandemisë globale. Sot në të gjithë botën numërohen mbi 2.4 milionë të infektuar me Covid-19, në 193 vende dhe territore, nga të cilët janë shënuar deri më tani mbi 40 mijë viktima.

Në këto kushte, Papa Francesku i ka bërë thirrje politikanëve që të lënë mënjanë dallimet partiake për tu fokusuar tek përballimi i luftës ndaj koronavirusit. “Ne lutemi sot për burra dhe gra që kanë një profesion politik. Politika është një formë e lartë e bamirësisë. Ne lutemi për partitë politike të vendeve të ndryshme, në mënyrë që në këtë kohë të pandemisë, ata sëbashku të kërkojnë të mirën e vendit dhe jo të mirën e partisë së tyre”.

E thënë kështu nga Ati i Shenjtë, debati i dikurshëm në Shqipëri, vërtitet në kushtet aktuale rreth dilemës: “Partia mbi pandeminë, apo pandemia mbi të gjitha partitë!” Sepse nëse ka një shtet tipik që i shkon më tepër për shtat, thirrjes së fundit të Papës, ai është vendi ynë. Sepse opozitarët tanë qofshin në strukturat politike apo pjesë e opinionit publik, në media dhe propogandën e tyre, kanë vendosur në një masë jo të vogël deri tani, partinë mbi pandeminë.

Për opozitarët tanë lufta politike me qëllime përfitimi partiak, ka prevaluar mbi interesin e gjerë publik, në përpjekjet për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të tyre përballë Covid-19. Për ta, interesat e ngushta politike të partisë, kanë qenë mbi ato të pandemisë. E për rrjedhojë, edhe mbi interesin e Shqipërisë. Përballimin me sukses të kësaj sfide historike për njerëzimin dhe shiptarët, ata e kanë parë si vazhdimin e lojës së vjetër politike, me mjete të tjera.

Në këtë periudhë pozicioni i Partisë Demokratike me Lulzim Bashën e Sali Berishën në krye dhe i disa personazheve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sëbashku me propogandën pranë tyre, ka qenë modeli i vendosjes së partisë mbi pandeminë. Ndërsa pozicioni i Presidentit të Republikës, këtë radhë ndryshe nga 2-3 vitet e fundit, ka qenë i kundërt me ta. Ilir Meta është rreshtuar që në fillim hapur e qartë, pranë nevojave të shqiptarëve dhe përpjekjeve të shtetit dhe qeverisë, në përballimin e luftës ndaj Covid-19.

Ky pozicionim i palëve është reflektuar edhe në debatet e brendshme, gjatë mbledhjes së fundit online të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga Kreu i Shtetit. Edi Rama e ka kritikuar Lulzim Bashën duke i thënë se nëse do realisht që opozita të kontribuojë, nuk është e nevojshme që të helmohen njerëzit dhe tu krijohet atyre më shumë stres se çkanë në këtë periudhë, duke u folur për maska të helmuara, për fshehje të numrit të të vdekurve apo për tamponë që bëhen sipas preferncave politike.

“Është skandal që nga pikëpamja morale të nisin e të thyejnë rregullat dhe të varen në kangjellat e Ministrisë së Shëndetësisë, për të gënjyer popullin, duke thënë gjëra të pavërteta. Është turp. Nuk kam kërkuar bashkëpunim për mua, por për popullin shqiptar”,- mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë.

Nisur edhe nga shqetësimi i Papa Franceskut, është fare e qartë se kush janë liderët dhe politikanët shqiptarë, që e kanë vendosur në këtë periudhë partinë mbi pandeminë. Partinë mbi Shqipërinë. Partinë mbi sigurinë e jetës së shqiptarëve, përballë virusit vrasës.

Ndaj këmbanat e forta të rëna sëfundi në Vatikan, të cilat janë transmetuar live në shumë televizione të botës dhe të shpërndara në media e rrjetet sociale, është mirë që të dëgjohen edhe në Tiranë, nga ata që kanë veshë. Sepse momente të tilla janë historike.

Ndodh që prej dekladash mund të mos ndodhë “asgjë” në jetën e një vendi. Sikundër ka javë si këto, që do të diktojnë dekada. Veç të tjerash, nuk është mirë që të mbahesh mend si një politikan që në një moment të tillë, zgjodhe të vendosësh partinë mbi historinë.

Next Post
COVID-19/ Ndërron jetë në spital 53-vjeçari, viktima e katërt në Greqi

Shkon në 117 numri i të vdekurve në Greqi/ Sot, 4 viktima nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In