Mesazhi i mjekëve të Shkodrës: “Nuk mundëm të të shpëtonim mikja ime”!

Mjeket Per Doktoreshen E Vdekur Nga Covid 19

Mjekët e Shkodrës kanë bërë mesazhe prekëse për kolegen e tyre, Zyliha Kraja, që humbi jetën një ditë më parë, pasi nuk mund të fitojë betejën me koronavirusin.

Përmes një deklarate nga Spitali i Shkodrës në emër të të gjithë mjekëve, mjeku Shpëtim Ymeri është shprehur se pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për gati 1 muaj, nuk ka qenë e mundur që kirurgia Kraja të shpëtonte.

“Mendoja dhe besoj se do të shtrëngoja dorën siç bëja gjatë këtyre ditëve që ishe e shtruar në spital, të thosha ia hodhe mikja ime dhe të vazhdonim sërish punën. Jeta është e tillë. Ne nuk mundëm të të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve tona maksimale prej rreth një muaj. Është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët”, ka thënë mjeku Ymeri.

Zyliha Kraja u nda nga jeta ditën e premte në moshën 80-vjeçare, pasi humbi “luftën” me koronavirusin. Përpara se të infektohej me Covid-19.gjendja e saj shëndetësore ishte e mire. Por ditët e fundit gjendja u përkeqësua.

Zyliha Kraja ishte një kirurge e shkollës së vjetër në Shkodër, e cila për vite me radhë ka kontribuar në fushën e mjekësisë dhe nga duart e saj mësuan një numër i konsiderueshëm mjekësh e infermierësh.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.