• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i Metës nga Mali i Tomorit: Ta duam njëri-tjetrin, vendi ka nevojë për shpresë!

by Java News
22/08/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka marrë pjesë sot në pelegrinazhin në malin e Tomorrit, ku përshëndeti Festën e shenjtë Bektashiane të Abaz Aliut.

Presidenti mbajti edhe një fjalim para mijëra besimtarëve bektashianë, ku vlerësoi pelegrinazhin e përvitshëm madhështor në malin e Tomorrit.

Duke cituar poetin e madh Naim Frashëri, Meta tha se Shqipëria nuk mbeti e gjorë pasi e deshi zoti.

“Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë,
Se Zoti e desh”.
Me këto vargje gdhendi dashurinë e të gjithë shqiptarëve dhe adhurimin, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, poeti i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, Naim Frashëri për martirin e Qerbelasë, Abaz Aliun.

Këto vargje të cilat janë të gdhendura edhe atje lart në majën më të lartë të Malit të Tomorrit në radhë të parë janë të gdhendura në shpirtin e çdo besimtari bektashian. Ishe koha kur kërkohej një fuqi e mbinatyrshme për të përballuar të keqen, dëshpërimin, për të përballuar përçarjen dhe për të vendosur themelet e një Rilindjeje Kombëtare që do të sillte shpëtimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Ndaj dhe jo rastësisht poeti ynë i madh Naim Frashëri shkroi me kaq adhurim, pasion dhe frymëzim për figurën e mbinatyrshme të Abaz Aliut.

Dhe sot e kësaj dite ne shohim me kënaqësi se madhështia e veprës të jashtëzakonshme në dobi të njerëzimit dhe të vlerave më të larta dhe të përjetshme njerëzore të Abaz Aliut i tërheq si një magnet besimtarët shqiptarë dhe nga e gjithë bota në këtë mal të shenjtë”, tha Meta teksa bëri apel për të qenë të bashkuar.

“Sepse kjo shoqëri mund të ketë të ardhme vetëm bazuar në këto vlera shumë të fuqishme njerëzore e shoqërore për të cilat u sakrifikua Abaz Aliu dhe mjaft figura të tjera.
Kemi nevojë ta duam njëri-tjetrin më shumë dhe t’i japim edhe më shumë shpresë, besim dhe durim të rinjve dhe të rejave tanë në mënyrë që ata ta shikojnë të ardhmen në këto vise të mrekullueshme ku mundësitë për zhvillim janë shumë më të mëdha. Dhe për këtë na duhet t’u kthehemi gjithmonë atyre vlerave që e mbajnë një familje, që e mbajnë një komb, që e mbajnë një shoqëri të fortë, të shëndetshme dhe shpresëdhënëse sidomos për gjeneratat më të reja”, tha Presidenti.

Meta falënderoi Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për ftesën dhe për organizimin e veçantë duke iu uruar të gjithë besimtarëve fat e mbarësi!

“Na ndihmoftë të gjithë shqiptarëve Abaz Aliu për një të ardhme më të mirë dhe për të qenë gjithmonë të bashkuar në paqe dhe begati!”, tha Presidenti Meta.

a.ç

Next Post
Arrestohet shkaktari i aksidentit që i mori jetën gruas shtatzënë në Fier

Arrestohet shkaktari i aksidentit që i mori jetën gruas shtatzënë në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In