• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i Kryepeskopit Anastas për besimtarët me rastin e Krishtlindjeve

by A R
22/12/2024 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një mesazh të ngrohtë për besimtarët, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasi, thekson rëndësinë e mishërimit të Fjalës së Perëndisë dhe kuptimin thelbësor të Krishtlindjeve për besimin e krishterë.

Në këtë festë të madhe, Kryepiskopi i drejtohet besimtarëve për të reflektuar mbi dashurinë e pafund të Perëndisë, duke i inkurajuar ata që të luftojnë kundër urrejtjes dhe dhunës që mbizotëron në botë, duke qëndruar besnikë ndaj Krishtit, Princit të Paqes. Ai thekson se Kisha nuk është vetëm një vend për reflektim, por edhe një hapësirë që kremton dhe jeton misteret e besimit.

Në fund, Kryepiskopi u jep besimtarëve urime të ngrohta për Krishtlindjet dhe për një vit të ri të mbushur me paqe, shpresë dhe dashuri.

“Mishërimi i Fjalës së Perëndisë, pra: “Fjala u mishërua dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14), vazhdon të mbetet ende një e vërtetë kryesore dhe një bosht i qëndrueshëm i mendimit dhe i jetës së tërë besimtarëve të krishterë. Sikurse e pohojmë me vendosmëri në Simbolin e Besimit, ne besojmë në Jisu Krishtin, “Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve… Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari, dhe u bë njeri”. Sipas shprehjes së mrekullueshme të Athanasit të Madh, “Ai u mishërua, që ne të hyjnizohemi”. Krishtlindja na zbulon dy faza të Planit Hyjnor: Së pari, ardhjen e Birit dhe Fjalës së Perëndisë në historinë e njerëzimit; së dyti, qëllimin e ardhjes, që është hyjnizimi i njeriut sipas hirit. Gjithashtu, na zbulon se rruga e dashurisë është e vetmja mënyrë për ta bërë të mundur këtë qëllim. Krishti i mishëruar, i vërteti “Princ i paqes”, nuk “u shfaq në mish” si sundimtar me fuqi, njohje dhe pushtet njerëzor. Perëndia i pafund dhe i paarritshëm mori natyrë të plotë njerëzore, duke theksuar vlerën e pamasë të njeriut. Ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është prejardhja, raca, njohuritë apo aftësitë e tij, por fakti që është njeri.

Përkufizimi “në mish” përfshin çdo gjë materiale dhe shpirtërore që përbën njeriun. Në Personin e Krishtit, natyra hyjnore dhe natyra njerëzore i bëjnë vend njëra-tjetrës pa u tjetërsuar. Kemi të bëjmë me një Ngjarje që është themeli i zbulesës së krishterë, që mbështet çdo vlerë dhe propozim të krishterë.

Krishtlindja shpall tërë gëzim se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme” (Jn. 3:16). Madje shpall se Biri i mishëruar i Perëndisë zbulon misterin e Perëndisë Triadik. Kjo e kremte e madhe Zotërore e Lindjes së Perëndisë e ndriçon zemrën me qetësi, ngushëllim”,

Me dashuri të përzemërt në Krishtin Jisu, optimizëm dhe bujari. Por, mbi të gjitha, zbulon se Perëndia është dashuri. Dashuria e krishterë nuk është një shpërthim i papërcaktuar emocional, por një qëndrim jete, që shprehet në jetën e përditshme. Është një dritë hyjnore, që ndriçon në tërë qenien. Rrezet e saj i përkufizon në mënyrë shprehëse apostull Pavli: “Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitimin e saj, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën, nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë (1 Kor. 13:4-7).

Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë, nuk është një energji, një urtësi, një fuqi jo personale, të cilit i afrohesh përmes aftësive menduese të trurit. Ai është Perëndi personal që dashuron dhe i zbulohet njeriut, i cili ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të. Një marrëdhënie që e lartëson të gjithë qenien njerëzore.

Perëndia, tek i cili kemi mbështetur jetën tonë, nuk e braktisi njerëzimin, të cilin e mundon egoizmi dhe armiqësia. Ai vazhdon të jetë Emanueli, “Perëndia është me ne”, duke i dhënë jetës kuptim dhe përmbushje. Përmes përulësisë, e cila ndërthuret gjithmonë me dashurinë, i kundërvihet krenarisë, rrënjës së përhershme të çdo të keqeje, lakmisë, agresivitetit, konflikteve vrastare, përplasjeve shkatërrimtare. Në epokën tonë të ashpër dhe të veçantë, ku në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, ne të krishterët, që i qëndrojmë besnik atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, le të bëjmë gjithnjë qëndresë, me tërë forcat tona shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa mundemi.

Kisha nuk kufizohet thjesht në disa reflektime, ajo i kremton këto ngjarje në mënyrë dhoksologjike dhe i shpjegon përmes himneve. “Ja Krishti lind, lavdërojeni. Ja Krishti qiellit vjen, dilni priteni. Ja Krishti mbi dhënë, ngrihuni!”. Në këto ditë kremtuese, ne që jemi besimtarë duhet të lartësohemi drejt një jete lavdërimi dhe dashurie. Vëllezërit e mi, po jua rikujtoj: S’ka gjë më të bukur sesa të duash, edhe sikur të lodhesh, sado që të vuash. S’ka gjë më të mrekullueshme sesa të duash, “në Krishtin” vërtet të duash. Krishtlindje të Bekuara! Me paqe dhe shpresë qoftë Viti i Ri 2025!”, shkruhet në mesazhin drejtuar besimtarëve.

Next Post
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

“Gjykata e Lartë na dha të drejtë”, Meloni: Të hënën do të shohim si do të procedojmë me Shqipërinë për emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In