Jim Backlund, suedezi që vrau veten në Tiranë, duke u hedhur nga kati i tretë, ishte menaxher i “Regency Cazino”.
Ai shkruante vazhdimisht në Facebook, ndërkohë që dje shkruante në anglisht “Silence like a cancer grows”, “heshtja si kancer rritet”.
Backlund u gjet i pajetë mengjesin e sotëm në rrugën “Haxhi Kika”. Ai u gjet i shtrirë përdhe dhe dyshimet e para të policisë flasin për vetëhedhje nga pallati ku banonte.