Në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH, e ftuar speciale ka qenë aktorja Margarita Xhepa, e cila në një interpretim të veçantë ka dhënë një mesazh të fortë kundër dhunës s grave.
“Jam shumë e lumtur se kam jetuar të gjjtha ciklet e jetës. Është një dhuratë çdo ditë që kalon, është një dhuratë e bukur që edhe sot jam midis jush”, tha mes të tjerash ajo.
Në fund të performancës, të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë me duartrokitje e ovacione, për të nderuar artisten./m.j