Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë. Njëri me origjinë nga fshati Cangonj dhe tjetri nga fshati Shëngjergj ata u njohën me mblesëri nga familjet.
Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata vendosin të martohen në vitin 1998 dhe vendosin të emigrojnë drejt Greqisë ku vendosen në Athinë.
Prindër të 2 vajzave dhe një djali përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç Gjergji kishin një marrdhënie të mirë bashkëshortore dhe familjare. Pas kthimit në atdhe Gjergji punonte si usta në shtrimin e pllakave dhe me shërbime hidraulike ndërsa Luiza në një rrobaqepsi në qytetin e Korcës.
Mbrëmjen e së shtunës datë 29 korrik 2023 në rrethana të paqarta për momentin. Luiza gjendet e vrarë dhe e mbështjellë me një carcaf në gropën septike të banesës. Me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë zjarri kallashnikov ajo ishte hedhur dhe lënë aty derisa u gjet nga të afërm të saj.
Deri në vitin 2018 gjithcka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, njëra prej vajzave gjatë muajit korrik kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit.
Ky mesazh që ishte dërguar nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti të vazhdueshëm në 5 vite që përfundoj tragjikisht me 2 viktima.
Në vendimin e Gjykatës së Korcës të vitit 4 tetorit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjigjit pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.
Në lidhje me periudhën pas lëshimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrotjjes ajo deklaroi se i padituri ka respektuar masat e caktuara dhe nuk e ka fyer dhe nuk e ka kërcënuar dhe nuk ka kryer asnjë veprim tjetër dhune. Mes tyre nuk ka patur më asnjë komunikim.
Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfrimuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrveshjeve ka qene një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre,kurse në datë 14 shtator 2018 babai ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kacavidë.
Gjyqtari Seladin Pysqyli vendosi të pranonte padinë e Luzia Mullallit dhe vendosi lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.
Pas këtij rasti situata bashkëshortore mes tyre vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen.
Situata bëhet e padurueshme dhe më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza paraqitet në dyer e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.
Gjyqtarja Eglantina Mikani vendosi të pranonte kërkesën për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes dhe krahas masave të tjera vendosi që ai të mbajë një distancë prej 30 metrash larg prej Luizës dhe që të mos hynte në banesën e përdorur nga të dy palët me vendodhje në Zëmblak, njësia administrative Pojan, bashkia Maliq.
Pas kësaj situate dhune të përsëritur dhe pamundësie për vijimin e bashkëjetesës, me datën 23 shkurt 2023 Luiza Mullalli paraqiti në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.
Pas urdhërit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhërit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg ku dhe me ta sipas banorëve nuk kishte një sjellje të mirë me ta dhe i kishte lënë në një dhomë pasi iu thoshte se shtëpia ishte tij.
Banorët e fshati shprehen se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhëtonte dyshime të cilat nuk arriti ti vërtetonte asnjëherë. Sipas të njëjtave burime nga fshati 55 vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër.
Por pa kalur 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës me datën 19 maj 2023 Luiza i drejtohet sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëkshorti për dhunë në familje. .
Me datën 19 korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e rradhës ishte caktuar me datën 04 tetor 2023. Seancë e cila mesa duket ska më object dhe arsye për tu zhvilluar, pasi asnjëri prej tyre tashmë nuk jeton.
Gjergji Mullalli pak orë pas vrasjes së bashkëshortes u vetëvra në një shtëpi e braktisur që ndodhej pranë furrës së bukës të fshatit Zëmblak.
A mund të ishte parandaluar kjo ngjarje e rendë kur dihej nga të gjitha institucionet se sa e rrezikuar ndihej Luiza për jetën është pyetja që duhet të ketë një përgjigje përpara se sa policët që kapën të vetëvrarë Gjergj Mullallin të shpërblehen për aktin heroik ?!
/f.stafa