• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi historik i Emmanuel Macron

by Java News
19/10/2023 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ledio Alite

“Këtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor, për parimet themeluese të Evropës sonë që janë vetë kripa e Evropës. Këtë rrugë ju do ta kryeni. Detyra jonë është t’iu shoqërojmë me respekt, por gjithashtu me prova dashurie.

…Ju bëni pjesë në këtë perëndim që ju është rrëmbyer, një vend që ka parë gjithmonë Evropën, që e kanë konsideruar veten gjithmonë si evropianë dhe mesdhetarë dhe që tallazet e historisë, e kanë rrëmbyer disa herë, ja kanë rrëmbyer vetes, sikurse ndodh në mitin e Evropës, duke e çuar në një breg tjetër, në bregun e Perandorisë Otomane, pastaj në bregun e ideologjisë totalitare që e donte gjithnjë e më pak Evropën dhe gjithnjë e më pak identitetin e Evropës, duke e mohuar identitetin e grave dhe burrave dhe sovranitetin e popullit. Ju e keni rregulluar, e keni riparuar vetë këtë gjatë këtyre dekadave të fundit. Kjo ju bën përfundimisht, tmerrësisht evropianë”.

Këto ishin fjalët e Presidentit të Republikës së Francës Emmanuel Macron, në vizitën e tij historike në Tiranë. Më shumë se politike, këto janë fjalë që u drejtohen popullit shqiptar, nga autoriteti më i lartë i një prej vendeve themeluese të Bashkimit Evropian. Të duash parimet themeluese të Evropës, kripën e saj, do të thotë që së pari të njohësh themelet e saj, pra të kesh qenë aty që në fillim. Më shumë se kurrë duhet të jemi krenarë që ky fakt njihet sot nga kjo fuqi e Evropës. Akademikët, intelektualët, elita e këtij vendi nëse e konsiderojnë veten si të tillë duhet të ngrihen dhe të thërrasin: “O shqiptarë, ata e dinin, dhe ata tani na duan!”.

E vërteta e kësaj fjale është se po, tallazet e historisë e rrëmbyen Shqipërinë dhe e hodhën sa në bregun e orientit e sa në bregun totalitar, fantazmat e të cilit enden dhe sot. Këto tallaze u prodhuan si pasojë edhe e indiferencës së Evropës perëndimore. Por sot, le ta quajmë këtë një apologji të Presidentit francez, në respekt të gjithë atyre që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë, demokratike, si gjithë Evropa. Për stërgjyshërit tanë shqiptarë të vërtetë që siç tha dhe Presidenti Macron, iu mohua identiteti dhe sovraniteti. Vetëm një gjykim i hollë dhe i analizuar mirë do të përbënte këtë deklaratë historike. Këto nuk janë strategji politike apo diplomatike, por fjalë të vërteta që i drejtohen vetëm popullit shqiptar, për rëndësinë dhe peshën historike të tyre, për njohjen më së fundmi nga super fuqia e Evropës të identitetit tonë të vjetër që i ka rezistuar aradheve të errësirës që bujtën në trojet tona si malar i egër.

Presidenti Macron thotë se e kemi rregulluar, e kemi riparuar vetë këtë gjatë këtyre dekadave dhe kjo na bën përfundimisht, tmerrësisht evropianë. Përfundimisht… Tmerrësisht… Evropianë. Me kaq pak sa kemi bërë, dhe morëm një vulë historike të munguar prej shekujsh.

A po jeton Shqipëria sot në një kohë pasioni? A është jeta e popullit më shumë dashurore se sa burokratike, siç Emmanuel Macron po përpiqet të ndërtojë në Evropë? A jemi ne të gatshëm të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën e kulturës dhe emancipimit, siç ky mik i Shqipërisë kërkon? Le të jetë ky një moment krenarie për shqiptarët, edhe në këto momente konfuze të jetës politike dhe ekonomike. Le të jenë këto fjalë shprese, për të mos emigruar më në një Evropë që mund të ndërtohet këtu, duke ditur secili të drejtat e tij kushtetuese që kjo Republikë sanksionon. Le të bazohen pra sot, më shumë, elita e këtij vendi, mbi argumentin e Presidentit më të fuqishëm të Evropës, për të inkurajuar më shumë liri dhe të drejta në pashaportën shqiptare të çdo patrioti.

Next Post
Paralajmërimi i ish-kreut të CIA-s: Izraeli të mos bëjë gabimin e ndërhyrjes tokësore në Gaza

Paralajmërimi i ish-kreut të CIA-s: Izraeli të mos bëjë gabimin e ndërhyrjes tokësore në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In