• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mesazhi anonim që ndezi konfliktin me tre viktima në Klos: Po tallen me vajzën

by Java News
13/10/2022 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte një mesazh anonim në celularin e xhaxhait të vajzës në Angli që solli ndezjen e gjithë debatit mes dy familjeve. Në mesazh thuhej se dy djem po e tallnin dhe po shantazhonin mbesën e tij.

Më pas familjarët kanë mësuar historinë dhe kanë kërkuar që njëri prej dy djemve të martohej me vajzën e familjes Mjeshtri. Në momentin që djemtë kanë kundërshtuar dhe kanë ofenduar vajzën, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Fatbardh Mjeshtri është shprehur se vajza e autorit, mbesa e tij u ka thënë se ka qenë e lidhur për disa muaj me 17-vjeçarin, por kur ai është zhvendosur në Durrës prej shkollës, marrëdhënia mes dy adoleshentëve është ftohur.

“Vajza ka pasur një lidhje 2-3 muaj me Kenad Shirën. Me pas, lidhja u ndërpre nga djali se i thoshte flet me të tjerë dhe e shantazhonte, i thoshte do bësh si them unë. Vajzës i dolën fjalë dhe për Renato Hasulën. E thirra atë djalin, i thashë mos e ngacmo vajzën dhe situata u qetësua. Deri para 5 ditësh, ku vëllait në Angli i erdhi një mesazh anonim që thoshte se ishte mik i familjes dhe na njoftonte se vajzën po na e tallnin këta 2 djemtë. Pasi mora këtë mesazh, kam marrë në telefon baballarët e djemve dhe u kam thënë ta mbyllim këtë muhabet mos të kemi probleme. Të martën në darkë, vëllait, Fiqiriut i vjen një mesazh në telefon. I thotë jam një djalë nga Klosi dhe dua të të takoj.

Shkojmë me vëllain dhe shohim këtë djalin, i marrim telefonin dhe i thamë s’flasim me ty pa ardhur babai. E morëm në makinë dhe pritëm sa erdhi i ati. Ai bënte sikur s’dinte gjë për historinë e djalit dhe vajzës. I thamë kemi mesazhe që ky i shkruan vajzës do të të degjenerojmë. Na tha vajza s’ka lidhje me Kenadin, po me Renato Hasulën. Mirë i thamë, po të lemë 24 orë ta sqaroni këtë çështje. I ati ka thënë nëse nuk e merrni vajzën, djali do të vdesë. Lamë takim të mërkurën në drekë, në qendër të Klosit. I takuam dhe i thamë meqë vajzën e doni sa ziheni me njëri-tjetrin, njëri do ta marrë për nuse. Ata nuk pranuan dhe djemtë me njëri-tjetrin po thoshin fjalë për vajzën, jo e kemi parë këtu, jo aty, dhe Fiqiriut i iku mendja dhe qëlloi. Nuk e dinim që kishte armë”, tha Mjeshtri.

Por pas kësaj, ata kanë vijuar komunikimin me njëri-tjetrin. Dyshimet se vajza fliste me djem të tjerë, sollën që Kenadi t’i kërkonte adresën e Instagramit që ai ta kontrollonte.

Fatbardh Mjeshtri është shprehur se vajza e autorit, mbesa e tij u ka thënë se ka qenë e lidhur për disa muaj me 17-vjeçarin dhe se ishte një pëlqim, por ai më pas është zhvendosur në Durrës prej shkollës dhe kjo ka ftohur marrëdhënien mes dy adoleshentëve. Ai e akuzonte se ajo bisedonte edhe me djem të tjerë, kjo ka sjellë që ajo t’i jepte adresën për të parë komunikimet me të tjerë. Ai dyshonte se ajo fliste edhe me një shok të tij, Hasula i cili mbeti i plagosur rëndë. Më pas familjarët pasi kanë mësuar historinë e kanë quajtur të mbyllur.

Por një mesazh anonim ka mbërritur në celularin e xhaxhait të vajzës që jeton jashtë, ku thuhej se dy djem po tallin dhe po shantazhojnë mbesën tuaj. Kjo ka alarmuar familjen Mjeshtri që i ka thirrur, dhe u ka thënë se njëri prej djemve duhej ta merrte për nuse duke i lënë afat 24 orë. Mjeshtri i ka pyetur se cili nga ata do lidheshin në martesë me vajzën dhe kur të dy kishin pretenduar se vajza nuk ishte e denjë për asnjërën nga familjet, ai ka nxjerrë armën duke i qëlluar”, tha gazetarja.

17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij Ilir Shira mbetën të vdekur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pak minuta më pas u gjet i vetëvrarë autori Fiqiri Mjeshtri.

Autori kishte marrë me vete në takim vëllezërit e tij, Besnik Mjeshtri, polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira dhe shoku Renato Hasula dhe babi i tij, Eglant Hasula.

Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes teksa tentoi të largohej 17-vjeçari Kenado Shira.

Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.

Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.

Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij, të cilët u lanë të lirë sot, pasi thanë se nuk kishin dijeni për armën e autorit.

/s.f

Next Post
Berisha komenton së prapthi fjalimin e Ramës në KiE: Kudo që udhëton, paraqitet si anti-shqiptar. Thaçi u zbrit nga avioni…!

VIDEO/ Rrjeti shpërthen në humor ja çfarë do të thoshte Berisha në KiE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In