• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhet politike të “paradës së modës” në selinë e PD-së

by Ylli Pata
16/07/2021 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në ditët e mbledhjes së kryesisë së PD-së, mediat kanë trasnsmetuar foto të hyrjes së daljes së “VIP”-ave të opozitës, që natyrisht kanë konkurruar “denjësisht” me të njëjtën paradë të deputetëve që I mbylli punët.

Veshje luksoze, makina të fundit, veshje trukim të kuruar të drejtuesve të opozitës që përballen përpara medias vizive, ndërkohë që informacioni I përmbajtjes së mvledhjeve është I kursyer.

Ka zëra, edhe pse jo shumë që synojnë të kritikojnë këtë paraqitje “pak ortodokse” të drejtuesve të PD-së, që nuk e kanë problem të japin spektaklin e një “Vanity Vair”, që nuk se e jep vetëm PD dhe opozita.

Megjithatë opozita, herë pas here hiqet sikur është një formacion që I kushtohet pjesëve të dobëta të shoqërisë, që jo vetëm nuk kanë një veshje që kalon shidrën e 500 eurove përveç makinës luksoze në garazhin e PD-së, por ka një rezultante të gjatë të propagandës së PD-së për të treguar luksin e qeverisë.

Por nëse ndodh kjo, duhet që nga ana tjetër, të jenë të paktën të kujdeshshëm në mesazhin publik që përhapin. Gjë që në fakt, kryesia e PD-së, këtë e përgënjështron në mënyrë të hapur.

PD në fakt nuk ka qenë asnjëherë një parti të varfërisht. Përkundrazi. Sapo u rrëzua komunizmi, drejtuesit e PD-së, në qendër e në rrethe u kthyen në njerëz shumë të pasur. Në Shkodër, në mesin e viteve 90 flitej për disa anëtarë të kryesisë së PD-së që kanë arritur shifrën e 1 milion dollarëve në tregëtinë me Malin e Zi.

Madje u organizuan edhe festa mondane. Në Dibër, krerët e PD-së u kthyen në grosistë, shumë grosistë të mallrave të importit. E kështu ka ndodhur në deputetë kryebashkiakë etj. PD-ja nuk ka qenë kurrë parti e të varfërve, edhe pse ka pasur pjesë të elektoratit që kanë qenë pjesë margjinale.

PD është pjësë e rëndësishme e grupimit politik që kanë shtyrë kapitalizmin, tregtinë, apo edhe marrëveshjet. Këtu natyrisht duhet të përjashtojmë abuzimet, flasim për parimet.

Po përse atëherë PD-ja herë pas here kthehet në një forcë të majtë që flet për të varfër e varfëri, kur PD-ja kurrë nuk ka qenë një parti që I qëndron afër të varfërve.

PD-a ka pasur një shans të madh; që në 1992 fitoi bashkinë e Bulqizës, minierën më të rëndësishme në Shqipëri, me numrin më të madh të banorëve. PD zgjodhi njerëzit që pasuroheshin me kromin, e jo punëtorët.

Kështu ka ndodhur në të gjithë vitet e qeverisjes së PD-së. PD është parti e tregtisë, Doganave, tatimeve, allishverisheve, etj siç është edhe PS apo partitë e tjera.

Ndaj edhe përbetimi ndaj të varfërve, njerëzve që sa Grida Duma apo një anëtar I tjetër të kryesis ka një veshje ditore për të dalë në foto, paguan qiranë, dritat, ujin, madje edhe internetin. Pa përmendur Lulzim Bashën e kunatin e shokut Xhemal…

Next Post
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare për Besim Hajdarmatajn: Kërkohet shkarkimi, s’plotëson asnjërin prej kritereve

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare për Besim Hajdarmatajn: Kërkohet shkarkimi, s'plotëson asnjërin prej kritereve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In