• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mesazhet kërcënuese në Facebook ndaj Rudina Magjistarit, në gjyq Vjola Sala

by Java News
27/10/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë mjaftuar 8 muaj hetime,që prokuroria e Tiranës të bindet e të ngrerë akuzë për “Përndjekje” ndaj shtetases Vjola Sala, e cila për një periudhë 2 vjeçare ka shantazhuar, kërcënuar dhe pëndjekur gazetaren, njëherësh moderatoren Rudina Magjistari.

Ka qënë kjo e fundit që në muajin mars të 2013 i është drejtuar me një kallëzim policisë së Tiranës, pasi prej dy vitesh është kërcënuar dhe shantazhuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Magjistarin.

Pas hetimeve të kryera nga policia, është mundësuar lokalizimi i shtetases Vjola Sala, e cila rezultoi të ishte nga Durrësi. Pas ndalimit të saj, materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Tiranës, e cila pak ditë më parë ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të nisë dosjen në gjykatë, me të pandehurën Vjosa Sala.Gjatë kryerjes së hetimeve,kjo e fundit ka dhënë shpjegime,duke pohuar se nuk ka dashur ti bëjë keq mederatorës së emisionit telviziv “Rudina”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria ka konstatuar se përndjekjen Vjosa Sala, e ka kryer për një periudhë dy vjeçare. Dhe këtë gjë nuk e ka bërë vetëm me Rudina Magjistarin, por edhe me disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë paraqitur kallëzim ndaj saj.Tashmë çështja kundër saj është rregjistruar në 25 tetor të 2015, ndërkohë që në ditët në vijim Vjola Sala do përballet me gjyqtarin Altin Abdiu.

Kërcënimet e dhunshme
E pandehura Vjosa Sala, ka lindur në 14 janar 1979 dhe momentalisht është me status beqare. Për gjatë dy viteve, kjo shtetase ka dërguar “lumë” kërcënimesh dhe fyerje në adresat e “Facebook” të moderatores së njohur. Fillimisht Magjistari i ka marrë me lehtësi duke mos i kushtuar shumë vëmëndje, por ka ardhur një moment dhe durimi është sosur. Kjo pasi, e pandehura Vjoza Sala, ka kaluar në kërcënime serioze, të dhunshme, fyerje dhe shantazhe të ndryshme. Në këto kushte, moderatorja Magjistari është detyruar të mbyllë adresat e saj, duke i dhënë “Bllok” dhe fshirë këtë shtetase nga fansat e saj. Megjithëse ka marrë këto masa, sërisht Rudina Magjistari nuk ka arritur të ndalë të pandehurën Vjosa Salan, e cila sërisht ka mundur të depërtojë në profilet e saj të facebukut, duke vijuar me avazin e saj të vjetër të kërcënime pa motiv.Depërtimin në profil, Vjoza Sala e bënte duke hapur profile të tjera në “Facebook” me emra të remë dhe emrin e saj.Në pamundësi për të ndalur veprimet e saj, moderatorja Magjistari i është drejtuar policisë së Tiranës duke depozituar një kallëzim penal ndaj shtetases Vjoza Sala.Pas hetimeve të kryera është mundur të identifikohet dhe ndalohet e pandehura. Gjatë kqyrjes së disa prej rjeteve sociale që ajo administronte, janë nxjerë qindra kërcënime dhe biseda shantazhuese, njëherësh dhe fyese në adresë të Rudina Magjistarit. Këto biseda janë printuar në një material prej 80 faqesh dhe se tashmë janë pjesë e dosjes së gjykimit që pritet të shqyrtohet pranë Gjykatës së Tiranës.

ma.me

Next Post
Durrës, investim 8 milionë euro në rrugën e plazhit, banorët ankohen: Kanalizimet dalin në det

Durrës, investim 8 milionë euro në rrugën e plazhit, banorët ankohen: Kanalizimet dalin në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In