• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhet e ambasadores Kim, për kundërshtarët e reformës në drejtësi

by Flogert Muça
12/05/2020 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka dhënë ditën e sotme të parën intervistë që pas ardhjes së saj në Tiranë. Në intervistën e dhënë për gazetaren Ilva Tare, në ”Euronews Albania”, ambasadorja Kim i ka dhënë disa mesazhe të forta politikës dhe Gjyqësorit në Tiranë, ku në nëntekstin e gjuhës së saj diplomatike, dukej që mesazhet më të forta ishin për opozitën. Ambasadorja e SHBA në intervistën e saj theksin e vuri tek reforma në drejtësi, ku si një përgjigje për të gjithë ata që e sulmojnë, duke filluar nga PD-LSI e deri tek Ilir Meta, ajo u shpreh qartë se rezultatet e kësaj reforme janë reale dhe se SHBA e sheh si përparësi në Shqipëri këtë reformë që të shkojë deri në fund, pavarsisht stërkëmbëshave. ”Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet. Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh. Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet”, theksoi ambasadorja Kim.

Ambasadorja ishte shumë e prerë dhe e bindur kur tha për reformën në drejtësi se  ”Mendoj se ka shumë që nuk e duan. Unë punoj me një gamë të gjerë njerëzish dhe do të vazhdoj ta bëj këtë.” Edhe pse pa thënë emra, mesazhi i diplomates së SHBA ishte i qarte dhe me siguri nuk i ka bërë të ndihen mirë as opozitën, as Ilir Metën. Mesazhi i saj se në Tiranë SHBA e ka bërë ndarjen në pro dhe kundër reformës, ishtë një sinjal i fortë për ata që deri sot i kanë vënë stërkëmbësha dhe e kanë sulmuar vazhdimisht. Emrat e tyre nuk kishte pse t’i thoshte ambasadorja, sepse përgjigja për to i vjen secilit natyrshëm.

Mesazhi tjetër i fortë i Kim ishte sa i përket çështjes së Dvoranit dhe sulmeve nga Meta dhe opozita. Ambasadorja Kim, theksoi se pavarsisht se është një gjë e mirë të pyesësh ndërkombëtarët, në finale vendimi duhet të jetë i pandikuar dhe me integritet nga organet vendase. Pra, institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen dhe të flasin me gojën e tyre, të ecin vetë.  Ambasadorja ishte e qartë kur u shpreh se ”Ata nuk duhet të lejojnë asnjë faktor të jashtëm që të ndërhyjë në procesin vendimmarrës. Sigurisht, siç e thashë më parë, cilido është i lirë të shprehë mendimin e vet; unë mund ta shpreh, ti mund ta shprehësh, cilido mundet. Por në fund të ditës, vlera e një gjykate në këtë kuadër të reformës në drejtësi është që ato të funksionojnë me pavarësi dhe integritet.”

Këto mesazhe të ambasadores së SHBA sot ishin një shkundje për ata që nuk duan reformën në drejtësi dhe një konfirmim i besimit të qytetarëve se SHBA është krah tyre dhe shtetit të së drejtës, pavarsisht punës intensive nga ATA që nuk e duan të mbaruar reformën në drejtësi. Mesazhet e sotme duhen lexuar me kujdes nga ata që janë kundër reformës, që nesër të mos jetë shumë vonë.

Next Post
FOTOT/ Një ndër gjyshet më seksi në botë ekspozon për publikun

FOTOT/ Një ndër gjyshet më seksi në botë ekspozon për publikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In