• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazh për SHBA- BE? Basha: Nëse doni vetting-un, hapni rrugë qeverisë teknike

by Java News
01/03/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka asnje medyshje. Ashtu sic e ka nenvizuar per dite me rradhe edhe media, Basha po perpiqet te kushtezoje votimin e vetting-ut me qeveri teknike. Me shume sesa me Ramen, duket kthjelltesisht se Basha e ka me SHBA dhe BE, qe ne kembim te votes se tij per vetting-uin, atij ti jepet ne tavoline pushteti per qeveri teknike. Keta fakt Basha nuk ngurroi ta nenvizonte edhe sonte ne mbremje gjate nje prononcimi per raport.tv. “Nëse mazhoranca do vetingun t’i hapë rrugë qeverisë teknike”, deklaroi Basha. Ne fakt kreut te PD nuk po ia kerkon aspak voten per vetting-un mazhoranca, por SHBA dhe BE, ndaj dhe kushtezimi i tij ka lidhje vetem me perendimin dhe aspak me Ramen.

Nder te tjera kreu i PD-së Lulzim Basha nenvizoi se vetem me qeveri teknike mund te shkohet ne zgjedhje te cilat do te jene te lira dhe të ndershme. “Zgjedhje te tjera nuk do te kete”, u shpreh ai. Sipas tij, ora e republikës së re po vjen, me zgjedhje të lira e të ndeshme.

“Republika e vjetër që duhet rrëzuar dhe po rrëzohet. 18 shkurti ka qenë grushti i fortë që ka marrë kjo qeveri. Këtu nga sheshi i lirisë ne do të jemi për të gjithë, për Republikën e re, për të majtë e të djathtë, gegë e toskë. Republika e re do të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të vërteta. Çdo alternativë tjetër është shteruar në këto 18 muaj. Qeveria duhej që të reflektonte në këto 18 muaj, kur ne i dorëzuam platformën për zgjedhje të lira. Kapja e mediave shkatërroi besimin e shqiptarëve”, tha kreu i PD-së. “Të gjithë do përfitojnë nga republika e re, e gjitha kjo do arrihet përmes zgjedhjeve të vërteta të lira dhe të ndershme”. I pyetur nese ka alternative tjeter pervec qeverise teknike, Basha u shpreh:

“I dhamë kohë të reflektonte qeveria, i dorëzuam platformën për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndersdhme…alternativa tjetër të lejojmë Ramën, Tahirin dhe klanet e drogës të bëjnë me Shqipërinë atë që bënë me Dibrën, në shtator 2016”.

“Nëse mazhoranca do vetingun t’i hapë rrugë qeverisë teknike. Pushteti i republikës së vjetër t’i hapë rrugën një qeverie të re teknike që do realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Parlamenti i vërtetë do jetë këtu ndaj gjej rastin dhe një herë ti bëj thirrje cdo deputeti, që nuk ndihet peng i interesave, mos kenë frikë qytetarët këtu janë të shumte, ka demokratë por edhe socialistë në këtë shesh”.

Intervista 

Dita e 12 e protestës, si ndiheni?
Protesta është rritur nga dita në ditë dhe besimi në fitore është rritur, sepse dita e Republikës së re po afron, largimin e qeverisë së krimit për zgjedhje të lira.Keni akuzuar Ramën nihilist, por..?
“Jemi të lumtur me sukseset e jashtëzakonshme të kësaj qeverie”, prandaj jemi mbledhur në këtë çadër.Kauzat e qytetarëve përmblidhen në një të vetme, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne u përpoqëm ta zgjidhim institucionalisht dhe ligjin e dekriminalizimit, por ai nuk e zbaton, pasi pushtetin e tij e ka të lidhur me krimin.

18 shkurti ishte grushti i fortë që mori kjo qeveri dhe që vazhdon cdo natë deri në ngritjen e Republikës së re për cdo shqiptarë.

Do të ketë drejtësi të re dhe jo fasadë dhe kjo do të arrihet nga zgjedhjet e lira.

A një alternativë tjetër përveç qeverisë teknike?
Cdo alternative tjetër është shteruar në këto 18 muaj, pasi i dhamë kohë të reflektonte, pasi i dorëzuam platformën.

Në zgjedhjet e 2015, OSBE konstatoi se u shkatërruar besimi i shqiptarëve te zgjedhjet, cfarë bëri Rama? E mbushi Shqipërinë me drogë dhe nxori kriminelët nga burgu duke kërcënuar gjyqtarët sikur tha Manjani.

Ndaj vendimi është i pakthyeshëm, nuk vetëm i Bashës dhe PD, por i marrë nga një protestë madhështore, konsensusi rritet nga ora në orë.

Se për kë votojnë e vendosin shqiptarët, por duhet të jenë pa krim dhe pa drogë dhe do të ndodhë me largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.

Nuk ka alternativë tjetër?
Alternativa tjetër është që Rama dhe Tahiri të bëjnë me shqiptarët atë që bënë në Dibër, prandaj nuk do të ndalemi.

Nuk keni akuzuar Metën, por vetëm Ramën?
Skenari i vetëm është largimi i kësaj qeverie. Rama dhe Meta dhe kushdo tjetër të japin dorëheqjen dhe ti hapin rrugë qeverisë teknike. Unë them në emër të qytetarëve reflektoni dhe hapini rrugë qeverisë teknike rrugë tjetër nuk ka.

Pra nuk po prisni sinjal nga LSI?
I vetmi sinjal është largimi i kësaj qeverie.

Ndërkombëtarë kanë kërkuar që të ktheheni në parlament….
Në të gjitha komunikimet publike dhe jo publike ka përkrahje totale për protestën paqësore dhe për dekriminalizmin, luftën kundër drogës dhe zgjedhjet e lira.

Na ana ime ua kam bërë të qartë, se për hapat e tjerë si reforma, ne kemi bindjen se nuk mund të ketë zbatim të plotë pa

Ne do të kthehemi në parlament kur pushteti i Republikës së vjetër ti hapë rrugë qeverisë së re dhe deri në atë moment parlamenti i vërtetë do të jetë këtu në këtë shesh.

Prandaj i bëj thirrje cdo deputeti , jo vetëm të PD, që nuk ndihet peng i interesave private të Republikës së Vjetër është i mirëpritur. Mos të kenë frikë, pasi këtu nuk ka vetëm demokratë, por edhe socialistë.

Por ndërkombëtarët kërkojnë që ju të jeni në parlament
Parlamenti i krimit ka zhdukur cdo hapësirë. Shkelje e kushtetutës e ligjit e kanë asgjësuar parlamentin, prandaj parlamenti jonë do të jetë këtu.

Nëse nuk e siguroni qeverinë teknike, si do të shkojë PD në zgjedhje?
Zgjedhje fasadë nuk do të ketë, kjo është pjesë e vendimit. Republika e Re do të nisë vetëm përmes zgjedhjeve të lira, ku pushteti nuk do të guxojnë të prekin vullnetin e popullit.

Nuk do të shkoni?
Nuk do të ketë zgjedhje të tjera përveçse të lira dhe të ndershme.

Mos bindje civile, keni ashpërsuar gjuhën për luftë?
Kjo protestë madhështore si një bashkim i madh ka qenë paqësore. Këtu keni dëgjuar këngë dhe asnjë akt dhune, pasi kanë ardhur nga qeveria, madje kundër vajzave në Fier dhe të njërit nga kryetarët e aleancës.

Reagimi im ka qenë si i cdo qytetari normal, jo thirrje për luftë se ajo bëhet ndryshe, por ka qenë reagim për të mos u pajtuar me të keqen.

Qytetarët po reagojnë dhe nuk do të pajtohen me të keqen. Protesta vazhdon në rritje dhe e vendosur.

Duket sikur protesta është për t’iu shmangur Vettingut, si e shihni reagimin e Shoqërisë Civile?
Nëse shumica e do Vettingun ti japë rrugë qeverisë teknike, zgjedhjet e lira dhe Vettingu shkojnë bashkë. Qeveria nën akuzë nga populli dhe qytetarët, papritur u zgjua dhe kërkon Vettingu? Nuk ka qytetar që e beson. Ne nuk do të lejojmë kurrë qeveri të kapur.

Kemi votuar Vettingun në kushtetutë dhe do të zbatohet për ta bërë të vërtetë dhe jo fasadë dhe kjo do të ndodhë kur cështja e drejtësisë dhe zgjedhjet të trajtohen bashkë.

Nuk ka garanci për drejtësi me zgjedhje të kapura. Nëse duan Vettingun ti hapin rrugë qeverisë teknike.

Sa për cështjen e shoqërisë civile është broçkull, janë shushunja që jetojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe europiane, fasadë e krimit të lidhur me pushtetin. Turp!

Sot është raportuar se në tendat e tyre janë agjentët e sigurimit të shtetit, propozojnë drejtësinë e ardhshme shqiptare, prandaj të mbledhin tendat dhe të largohen.

Kur do ti ftoni sërish shqiptarët?
Bashkë me shtabin do të vendosim dhe do t’iu njoftojmë. Media e lirë dhe gazetarët kanë qenë dhe janë mbështetës të qeverisë së re përkundër presioneve mediave të kapura të cilat do të bien me Republikën e Vjetër, por punonjësit do të çlirohen.

Keni pasur hapësirë në këto 12 ditë..
Falenderoj gazetarët dhe mediat.

Nëse zgjedhjet do të jenë të lira sikur kërkoni ju, a e keni menduar se nëse i humbini do të dorëhiqeni?
Lufta nuk është për Bashën dhe PD, por për të ardhmen e cdo shqiptari ndaj beteja është garantimi i zgjedhjeve të lira për një Republikë e re, që do të ketë vetëm një sovran që do të jetë populli, vullnetit të të cilit unë do ti bindem.

 Edhe nëse nuk fitoni?
Do ti bindem pa hezitim vullnetit të qytetarëve, por kam bindjen se ky është fillimi i një ndryshimi të madh.  Por unë kam një platformë për të nxjerrë vendin nga kriza.

ma.me

Next Post
Dita e fundit e dorëzimit të formularëve të Vettingut nga gjyqtarët, Rama: 50 % të korruptuar, largohen

MAQEDONI/ Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

December 20, 2025
Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

December 20, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Smart City apo Syri i Ciklopit?

December 20, 2025
Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In