Maxhoranca ka nisur miratuar projektligjet e propozuara nga qeveria, që ishin në rend të ditës, pa votimin e opozitës.
Seanca plenare e ditës së sotme u përfshi nga debate të ashpra mes përfaqësuesve të të dy palëve.
Si pjesë e rendit të ditës ishte edhe kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, kërkesë që u rrëzua nga deputetët e maxhorancës.
Lista e projektligjeve të miratuara:
Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin””, të ndryshuar.
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Finlandës, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit””
Projektligj “Për miratimin e kontratës shtesё pёr ndryshimin e kontratës sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions” S.A. e “SICPA Security Solutions Albania” sh.p.k., për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011./m.j