Nga: Artan Gaçi (Deputet i PS)
Isha në protestë të PD-së. Kishte shumë njerëz me mllef aty, njerëz të mërzitur, të varfër e të pasur, njerëz që shanin qeverinë e më shumë kryeministrin. Kur po i afrohesha mitingut vura re që protesta ishte strukturuar me rrathë-rrathë deri në qendër ku bëhej zhurma e madhe.
Nuk e humba rastin për të dëgjuar me kuriozitet pse ishin protestuesit kaq të mërzitur e hyra mes tyre. Radha e fundit ishte e qetë, shqetësimi më i madh ishte të bënin prezencën e të merrnin 10 mijë lekëshin.
Rrethi tjetër ishin dukshëm më të acaruar. Njerëz që dukej se kishin qenë dikushi e ishin të goditur dhe e urrenin për vdekje këtë qeveri. Shumica e tyre kishin qenë të parët e vendit.
Në çdo qytet kishin ndërtesat në vendet më të mira, mu ne zemër të qyteteve me te mëdha, krah liqenit te Pogradecit, përgjatë lungomares së Vlorës deri në Ksamil, në çdo rreth rrotullimi nga Kavaja deri në Fier dhe në të gjitha kthesat më të mira të rrugëve nacionale.
Këta vërtet ishin të ngarkuar, përpara krenoheshin se ishin bërë shpejt e shpejt ajka e shoqërisë, me rilindjen urbane këta u bënë sërish njerëz të zakonshëm si gjithë të tjerët.
Normal që s’mund të pranonin këtë kthim të shpejtë në origjinë. Ndaj këta ishin flakë e zjarr për të rrëzuar qeverinë e projektet i kishin gati për të ringritur ngrehinat e mëparshme të bindur se bizneset do u ecnin shumë më tepër me ndërhyrjet e reja urbane të kësaj qeverie.
Këta s’duronin fare. Nxitova me shpejt se kishte hapësire e lëvizej lirshëm. Tensioni rritej.
Njerëz të mërzitur me lloj lloj hallesh e të prekur rëndë nga kjo qeveri, të ardhur nga gjithë Shqipëria, nga Tropoja në Lazarat. Të gjithëve kjo qeveri u kish prishur biznesin e i kishte futur në varfëri. Si mund të duronin pa ardhur Lazaratesit që c’shpenzojnë sot për 1 vit, e prishnin për 1 orë para ndërhyrjes atje.
Mire këta që mbillnin, po kishte nga ata që kishin ardhur se nuk po i lejnë me pre më.
Ata qe prej 25 vjet kishin shitur për qymyr gjithë pyjet e Shqipërisë e tani pa një e pa dy u kishin mbyllur bizneset.
C’nuk dëgjoje, biznesmenë të suksesshëm të mbetur pa punë, shfrytëzues lumenjsh me status monopoli për 20 vjet, shkatërruesit e malit të Krujës për gëlqere që sikur mos mjaftonte mali i kishin privuar edhe djegien e gomave. Botues tekstesh shkollore që dikur sajonin me dhjetëra tekste për sezon, sot me tekstin unik si këtu edhe në Kosovë kishin mbetur pa punë.
Tregtare ilaçesh që deri dje shisnin 2 herë më shtrenjtë se vendi i origjinës, e sot u ishin përgjysmuar fitimet.
C’nuk dëgjohej.
Njerez qe jetonin e punonin prej vitesh ne Bruksel e kjo qeveri kishte guxuar t’u priste ndihmat sociale e rrogat fiktive qe merrnin prej 8 vitesh.
Shume bertisnin.
Eca me tej. Rreshti tjeter shanin e ulerinin e nga sharjet dukej sikur e kishin personale me Edi Ramen. Dukej sikur njiheshin me njeritjetrin, e vinin nga e njejta zona. Njeri qe nxiste edhe te tjeret ishte ofenduar shume” 20 vjet more thoshte, e bera shpine keshtjelle e s’guxoi kush te me pyeste e kujt eshte toka, e ke me leje a pa leje, ndriconte e dukej si resort turistik naten, e vjen Edi Rama e para te gjitheve me fik dritat.
Po s’mund te duroj une dot kete fyrje thoshte.
Tani sdi as mysafiret si ti orientoj qe te ma gjejne shpine. E kalova kete se nuk pushonte. Donte te hidhte qeverine qe te ndizte dritat.
10 metra me tutje dukeshin me te organizuar.
Grupe-grupe me nga nje tip drejtuesi te veshur mire e ne shumice me bark. Keta ishin qindra kryetare komunash e bashke me entourazhet e tyre qe kishin mbetur pa pune per shkak te reformes teritoriale.
Kishte nga ata qe zgjisheshin per 25 vjet rresht, te pakonkurueshem ne zonat e tyre. Fitonin ne cdo zgjedhje e ua kish nevojen cdo parti. E pas cdo zgjedhje shperbleheshin me nga nje ujesjelles a ndonje rruge qe ne shumicen e rasteve nuk u bene kurre.
Pushte, para, bajrak e biznes i sigurt per gjithe jeten derisa erdhi Edi Rama.
E c’nuk ishin te gatshem te benin keta te ktheheshin atje ku ishin.
Mbas ketij rrethi nuk kishte me njerez me bark.
Ata te rrethit te parafundit dukeshin goxha benestant. Ishin pjese e protestes po nuk shanin. Keta ishin ata qe kishin marre tendera per 8 vjet nga PD-ja, por nuk benin dot ze se Edi Rama ua kish paguar borxhet qe vitin e pare.
Mbas ketyre vinte qendra e ketu njerezit ishin te veshur me sqime e te parfumosur e dukeshin qe ishin shume here me mire se gjithe te tjeret nga gjendja ekonomike e per cudine time bertisnin me shume se te gjithe per te varfrit.
I pari i tyre ishte i papermbajtshem. Thuhej se e kishin prishur gjumin dhe e kishin nxjerre nga zyra me gjithe kolltuk. Cirrej aq sa i ikte edhe zeri.
U largova nga protesta e po mendoja me vete.. Po me gjithe keto halle e probleme qe kishin.. Po me bunkerin c’paten???
Ai bunker eshte hyrja e vend strehimeve anti-atomike qe shtrihen poshte gjithe ministrive e sheshit Skenderbej e qe mund te sherbeje si nje atraksion turistik me teper ne qytetin tone te varfer me te tilla gjera.
Nuk eshte veper arti, por ai bunker eshte hyrja e bunkerit nentokesor.. Kaq!!!!
Mbas 2 vitesh reformash te veshtira nga nje qeveri, qe shume gjera mund ti kishte bere edhe me mire, e vetmja kauze qe ben bashke protestuesit te jete bunkeri tek hyrja e bunkerit eshte elozhi me i madh qe mund ti beje opozita maxhorances.
Edhe sikur ta dirigjonim ne opoziten me mire se kaq sdo ta benim. Do kishim gjetur ndonje kauze tjeter per tu dukur me te besueshem.
Ne fund 2 fjale per ata qe hipet mbi bunker, te persekutuarit, mbas te cileve u fshehet ne mungese te nje kauze qe ju bashkon, e per te cilet pergjeroheni a thua se i perfaqesoni.
Te persekutuarit jane ata qe ndenjen aq dite ne greve urie e u dogjen te gjalle si Lirak Bejko, e nuk denjoi asnje funksionar i larte apo qofte edhe roja e PD jo per tu shkuar ne greve po as ne spital, jo me per tju zgjidh kerkesat po as per ti pyetur per hallet qe i detyruan te benin te tilla akte mbi vete vetem per te terhequr vemendjen tuaj.
Mos harroni qe njerezit nuk e kane memorien kaq te shkurter e nuk jane kaq budallenj sa i mendoni ju. Nuk besojne me perralla me komuniste nga ish komunistet, e aq me pak te perfaqesojne te persekutuarit ata qe i dogjen te gjalle me benzine vetem para 3 vjetesh.