• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mes femrave dhe luksit/ Tepelenasi që “pushtoi” club-et greke. Fëmijëria skëterrë e reperit dhe humbja e vëllait

by Java News
06/12/2021 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po të mos kishte ardhur policia, do të kishte ndodhur masakër”. Kjo deklaratë pas sherrit në një lokal nate në Patra e reperit të njohur në Greqi me origjinë shqiptare, Klaudio Dhespo  nga Tepelena që njihet me emrin e artit “Toquel” tërhoqi vëmendjen e mediave greke, që i kanë kushtuar një artikull të gjatë. “Protothema” shkruan se shqiptari u bë i njohur me këngën “Biznes” që arriti 10 milionë klikime.

“I lindur në Tepelenë të Shqipërisë, “Toquel” “doli” në sipërfaqe për sherrin dhe rrahjen që shpërtheu pak ditë më parë në një klub të njohur, gjatë pranisë së tij në skenë. Është dashur ndërhyrja e policisë për t’i dhënë fund sherrit të ashpër për shkak të të cilit kanë mbetur të plagosur disa prej spektatorëve” thuhet në artikull.

Më tej gazeta kthehet shumë kohë më pas në fëmijërinë e shqiptarit. “Gjatë fëmijërisë së tij, në moshën 4-5 vjeç, ai ishte dëshmitar i rrahjes së nënës së tij nga i ati, i cili ishte marrë me lojëra fati duke shpenzuar paratë që fitonte nga puna që bënte, kryesisht hidraulike, elektrike dhe riparime shtëpish e ndërtesash në Kretë”.

Por si shkoi ai në Greqi?

Në moshën 9-muajshe “Toquel” shkoi ilegalisht nga Shqipëria në Greqi për një të ardhme më të mirë me nënën dhe dy vëllezërit e tij. “Kam 25 vite në Greqi, që në moshën 9-muajshe kur erdha nga Tepelena e Shqipërisë në kurrizin e babait dhe nënës. Babai im punonte hidraulik, elektrik dhe me riparime dhe nëna ime ishte pastruese dhe kujdesej për një grua që ishte pranë shtëpisë tonë.

Deri në një moment fëmijëria ime ishte e mirë. Kur shkova në shkollën fillore filluan problemet. Trazirat në shtëpi, babai ishte mizor dhe nëna ime u sëmur. Babai nuk pinte, por merrej me kumar. Ai luajti shumë. Ai abuzonte me nënën. Unë isha dëshmitar i dhunës” tregonte ai pak kohë më parë për mediat greke.

“Babai i tij u largua nga shtëpia kur ishte rreth 9 vjeç dhe krijoi familje me një grua tjetër në Shqipëri. Më pas Klaudio i vogël filloi të punonte dhe të ndihmonte nënën e tij në pastrimin e shtëpisë, ndërsa kur ishte adoleshent punonte në një treg publik. Mbaroi shkollën me një mijë mundime dhe vetëm gjimnazin” vijon më tej shkrimi.

Karriera

Ai filloi të merrej me muzikë në klasën e 6-të, ndërsa repi e magjepsi dhe sidomos Eminem. Nga viti 2008 ai filloi dalëngadalë të shkruante dhe publikonte këngët e tij, por suksesi erdhi pas 11 vitesh, në vitin 2019. Deri atëherë Klaudio kishte realizuar 6 albume të cilat nuk patën një ndikim të madh në publik dhe nuk i dhanë paratë e nevojshme për të jetuar.

“Ai i mori këto nga aktivitetet ilegale dhe punët që nuk ishin kurrë të qëndrueshme. Ndër aktivitetet ilegale ishte edhe tregtia e vogël e drogës, hashashit dhe kokainës” shkruan gazeta. Pak para se të shkonte nga Heraklioni i Kretës në Athinë, ai ishte me nënën e tij në Korfuz ku qëndruan rreth 8 muaj dhe më pas u kthyen në Kretë. Hap pas hapi ai filloi karrierën në Athinë ku u zhvendos më pas me nënën.

Eksperiencat

Një fëmijë me fat, por të munduar do ta thonë disa që e njohin, pasi që në moshë të vogël, përveç problemeve të tij me krizat e panikut, i është dashur të përballet edhe me problemet shëndetësore të nënës së tij, e cila vuan nga sëmundja e parkinsonit. Por ngjarja që e shënoi ishte vdekja e vëllait të tij të madh me motor, diçka që e bëri të urrente makinat. Shumica e teksteve të këngëve të tij janë nga përvoja personale, ndërsa siç ka deklaruar herë pas here “Këngët e mia u drejtohen atyre që i detyroi jeta, por në fund ia dolën. Besoj se jam një shembull pozitiv që disa duhet ta shikojnë dhe të kuptojnë se asgjë nuk është e pamundur, se kudo që të jesh, çfarëdo që të kesh, ka gjithmonë një rrugë. Ajo që duhet të gjesh është forca brenda teje, askush nuk mund të të ndihmojë aq sa ti” deklaronte ai./ abcnews

g.kosovari

Next Post
“Më 27 qershor, ndryshim te Rama”, ja çfarë ka parashikuar astrologu Jorgo Pulla

Kujdes me paratë dhe nervat! Jorgo Pulla zbulon çfarë kanë rezervuar yjet për të këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In