• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mes dokumenteve të klasifikuara që u zhdukën, edhe raporte për punonjës policie

by A R
10/04/2017 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me humbjen e 26 dokumenteve konfidenciale nga zyrat e policisë së shtetit muajin e kaluar, raporton “Panorama”.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë muajit mars 2017 por po verifikohet mundësia që dokumentet të kenë humbur edhe më parë.

Ajo çka është e sigurt sipas hetuesve është fakti se humbja e dokumenteve është konstatuar pas datës 20 mars 2017, kohë kur menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës.

Pasi ka marrë këtë kallëzim të bërë për veprën penale ‘shpërdorim detyre”, prokuroria ka kryer rikualifikimin e veprës dhe ka vendosur regjistrimin e procedimit për akuzën “Humbja e dokumenteve sekrete”, parashikuar nga neni 296 i Kodit Penal.

Sipas kësaj dispozite, “humbja  e  dokumenteve  apo  materialeve  të  tjera  që,  sipas  ligjit  të  njohur  publikisht,  përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Burime të hetimit kanë thënë se dokumentet e humbura, sipas kallëzimit të bërë nga SHCBA janë raporte vëzhgimi apo informimi për personazhe të ndryshme edhe brenda radhëve të policisë.

“Nuk bëhet fjalë për dokumente sekrete, por për shkresa që kanë karakter konfidencial në nivelin e klasifikimit”, kanë bërë me dije burimet nga hetimi.

Sipas tyre, aktualisht, një prokuror që disponon certifikatë sigurie është duke verifikuar gjithë rrethin e personave që kanë pasur akses në kasafortën ku mbaheshin dokumentet  e humbura.

Kallëzimi i SHÇBA dhe nisja e hetimeve nga prokuroria e Tiranës, kanë ndodhur para se ky rast të denoncohej në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha./a.m.

Next Post
Modelja bukuroshe shqiptare shtatzënë me aktorin e njohur britanik

Modelja bukuroshe shqiptare shtatzënë me aktorin e njohur britanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In