• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mes bukurive natyrore në fshatin turistik të Linit

by A R
11/08/2016 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gadishulli i Linit është i pari që të shfaqet me bukuritë e tij sapo nis dhe zbret Qafën e Thanës, e cila ndan fushëgropën e Prrenjasit me fushëgropën e Pogradecit.

Nga lart, Lini, duket si një shputë dore që futet në liqen. Arkeologët kanë dokumentuar se ky gadishull shkëmbor është banuar qysh në periudhën e hekurit.

Fshati është vendosur në anën perëndimore të tij dhe përbën një simbiozë të çuditshme midis njerëzve dhe natyrës. Brenda gjirit të mbrojtur në anën veriore ankorohen varkat e peshkatarëve, ndërsa në anën lindore të Linit ndodhen ‘’zagragjet’’, kopshtet e banorëve të tij, të cilat nuk janë veçse ngastra të vogla të rrethuara me mure guri, në të cilat kultivohen perimet.

Të quajtura si “dyqanet e familjes”, në to prodhojnë sipas stinës domatet, specat, sallata jeshile, lakrat dhe veçanërisht qepët e kuqe të Linit, me të cilat gatuhet tava e famshme e peshkut. I gjithë fshati përshkohet nga një rrugë gjatësore, përgjatë së cilës në të dyja anët janë vendosur shtëpitë dykatëshe.

Këtu është zhvilluar turizmi familjar ku banesat e fshatit janë përshtatur për shtëpi pushimi. Përveç plazheve, ajrit të pastër dhe të freskët, natyrës së bukur, kuzhinës dhe gatimeve në saç, Lini ofron edhe shëtitje dhe eskursione në natyrë përgjatë monopateve të kodrave.

Midis plazheve të shumtë, si më i madhi dhe më i bukuri është ai i Neli Resort. I vendosur në rrëzë të shkëmbit të Barkalicës, ai dallohet për ujin e pastër, qetësinë, varkat dhe trampolinat._0005_Lin

Përpara bregut të tij hapet një panoramë mahnitëse ku nëpërmjet pasqyrës së ujit shfaqen qartë Ohri me kështjellën e tij majë kodrës, Shën Naumi dhe mali i Thatë.

Bazilika e Linit është një faltore paleokristiane e ndërtuar diku në shekullin e VI-të.

Nga arkitektura ajo është trikonkëshe dhe përbëhet nga naosi, baptisteri, atrium, dhe tre kapela të vogla, të cilat ndodhen në anët veriore, verilindore dhe jugore të naosit. Bazilika ka qenë e pajisur me ikonostas guri dhe dyshemetë e saj janë zbukuruar me mozaikë shumëngjyrësh, ku nuk mungojnë motivet floreale, nga fauna dhe ata gjeometrikë.

Next Post

Thuajini lamtumirë gurëve në veshka me këtë pije

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

December 22, 2025
Spiropali pritet nga Mickoski: Faktori shqiptar në RMV, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese

Spiropali pritet nga Mickoski: Faktori shqiptar në RMV, nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese

December 22, 2025
Vendimi pas kritikave nga demokratët, drejtësia e SHBA rikthen publike fotot e “padëshiruara” të Trump

Vendimi pas kritikave nga demokratët, drejtësia e SHBA rikthen publike fotot e “padëshiruara” të Trump

December 22, 2025
Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin në Durrës

Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin në Durrës

December 22, 2025
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Rusia hesht për tregtarin serb të armëve që vdiq në Moskë

December 22, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Viti 2025 nuk mbyllet ashtu siç e prisnim! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

December 22, 2025
FOTOLAJM / Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

FOTOLAJM / Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

December 22, 2025
Prokurori Klodian Braho dorëzon platformën për t’i zënë vendin Altin Dumanit

Braho merr drejtimin e SPAK, BE: Vlerësojmë institucionin për qëndrueshmërinë përballë presioneve

December 22, 2025
Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

December 22, 2025
Arrestimi i Roven Zekës, emërohet kreu i përkohshëm i Policisë Rrugore në Tiranë

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin: Brenda një jave mbi 4700 masa administrative

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In