Gjykata e Lushnjës ka dënuar me 9 vjet burg ish-drejtoreshën e Arsimit në Lushnjë Liza Tabaku, si dhe me 3 vjet burg djalin e saj.
Në seancën e sotme Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Lushnjës lidhur me ish-drejtoreshën Tabaku e vënën nën akuzë për “shpërdorim detyre” dhe korrupsion pasi i personave që kryejnë funksione publike.
Tabaku, një mbështetëse e LSI-së, u arrestua pasi hetimet konkluduan se ajo ka marrë mijëra euro për të punësuar mësues në Drejtorinë Arsimore Lushnje.
Ndërkohë që djali i saj bënte rolin e sekserit duke marrë para nga kandidatët për mësues në rrethin e Lushnjës.









