• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Merrte pjesë në organizatë terroriste, arrestohet 43-vjeçarja në Tiranë

by Ardit Rada
06/09/2020 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e nje shtetaseje shqiptare, e dënuar më parë në Itali për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Lubjana Gj., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia u arrestua të premten, (4.09 )në sajë të “bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali dhe informacioneve në rrugë operative.”

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar shtetasen shqiptare Lubjana Gj. me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”. Pas arrestimit pritet ekstradimi i saj në Itali.

Në fund të Prillit të këtij viti, Policia e Shtetit, arrestoi po në Tiranë, një shtetas nga Taxhikistani, 24 vjeꞔ me qëllim ekstradimin në Gjermani. Sipas njoftimit të Policisë, Komron Z., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani pasi ndaj tij “ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, të themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të Shtetit Islamik (ISIS).”

Komron Z. kishte ardhur në Shqipëri në mënyrë legale, në mes të shkurtit të këtij viti para se Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, të kishte lëshuar në 21.04.2020 urdhërin e arrestit ndërkombëtar, sqaronte Policia e Shtetit në njoftimin e saj. Vitin e kaluar Policia e Shtetit, në bashkëpunim me drejtësinë italiane arrestoi në Elbasan, një tjetër shtetas shqiptar, me banim në Milano, të cilin e ekstradoi në Itali. Bledar I., 28-vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi akuzohej për përfshirje në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

Në njoftimin e Policisë së shtetit per arrestimin e Bledar I. ai cilësohej “person i rrezikshëm”. Ish-Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, në falenderimin ndaj autoriteteve shqiptare për arrestimn e tij dhe bashkëpunimin me autoritetetet italiane vinte në dukje se “në banesën e Bledar I. u gjetën materiale informative, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente foto dhe video në lidhje me xhihadin”.

/e.rr

Next Post
PD ndryshon mendje, Pollo: ‘Mini-Shengeni Ballkanik’ projekt i padobishëm, i qëndrojmë sulmeve ndaj Ramës

PD ndryshon mendje, Pollo: 'Mini-Shengeni Ballkanik' projekt i padobishëm, i qëndrojmë sulmeve ndaj Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In