• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Merrte frymë sikur e përndiqnin”, flet lektorja shqiptare në universitetin ku ndodhi masakra në Pragë

by A R
22/12/2023 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një horror i vërtetë që nuk ka ndodhur kurrë në Pragë”. Kështu e përshkruan pedagogia shqiptare në universitetin Charles, masakrën e një dite më parë, ku u vranë 25 persona dhe u plagosën 24 të tjerë. Në një lidhje direkt me “Dita Jonë” Orkida Borshi sjell dëshminë rrëqethëse të e koleges shqiptare, e cila ndodhej në fakultet në momentin e ngjarjes.

“Unë nuk isha prezent në fakultet atë ditë, por e dëgjova nga lektorja e gjuhës e cila fatkeqësisht ishte e mbyllur në një dhomë së bashku me një student që ishte duke dhënë provim. Ajo më merr në telefon, mendova se më mori për orarin, ose mësimin dhe dëgjoj që është shumë e shqetësuar. I thashë qetësohu dhe pastaj dëgjoj që merr frymë në mënyrë të tmerrshme, sikur po iu shkon dikush mbrapa dhe më thotë që këtu ka të shtëna, nuk e di çfarë po ndodh. Nuk arrija të kuptoja çfarë kur dëgjoj në telefon që dikush po shtinte vazhdimisht. Një horror i vërtetë nuk e imagjinoja dot që në fakultetin e universitetit Charles në Pragë të kishte të shtëna të tilla. Nuk ka pasur asnjë gjë të ketë të shtëna të tilla”.

Sipas saj, studenti 24-vjeçar nuk shkoi në orën e tij të leksionit, por shkoi në godinën kryesore dhe qëllonte nga kati i katërt i universitetit, ndërsa studentët e tjerë për të shpëtuar hidheshin nga kati i tretë.

“Ky djalë student i historisë duhet të kishte leksion në një godinë tjetër të fakultetit, nga ora 2 pasdite dhe nuk shkoi në atë leksion dhe shkoi te godina kryesore e fakultetit ku ndodhemi edhe ne. Nuk dihet nëse e ka sjellë armën apo e ka patur aty se sipas informacioneve  ka pasur arsenal armësh që e sillte vazhdimisht në fakultet. Nga 15 veta që janë vrarë policia njeh 11 por nuk i ka bërë të njohura emrat e tyre. Studentët janë hedhur nga kati i tretë. Vrasësi operonte nga kati i katërt ka qenë një tmerr i vërtetë. Lektorja më thoshte që dikush ecën te dritarja. Askush nuk kuptonte ç’po ndodhte ishte një kaos i vërtetë. Udhëzimet ishin që të shtrihen në dysheme dhe të fikin dritat”.

Pedagogia thekson se studenti 24-vjeçar e ka planifikuar ngjarjen, pasi arma që ai ka përdorur ishte e lejueshme dhe përdoret për të vrarë shumë njerëz në të njëjtën kohë

“Nuk ka qenë në rregull. Ka patur një armë që këtu lejohet, është një armë e gjatë e tipit uinçester që përdoret për të vrarë shumë njerëz në të njëjtën kohë dhe është armë që përdoret nga larg. Pas masakrës ai u vetëvra, ai hyri në fakultet dhe gjuajti në katin e sipërm dhe pastaj doli përjashta kishte dhe stativ për armën, ishte i planifikuar”.

E vendosur pret 30 vjetësh në Pragë, pedagogia Orkida Borshi thotë se kjo ngjarje është një trishtim i madh para festave dhe që nuk kë ndodhur kurrë në historinë e Çekisë. Ndërkohë Falkulteti është mbyllur deri më 2 janar me urdhër të dekanes.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, në zemër të pjesës historike të Pragës, në zonën hebreje, e cila është e frekuentuar nga turistë.

/a.r

Next Post
FOTO & VIDEO / “Kam dashur gjithnjë të bëhem maniak”, Kozak e paralajmëroi masakrën në Çeki

FOTO & VIDEO / “Kam dashur gjithnjë të bëhem maniak”, Kozak e paralajmëroi masakrën në Çeki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In