Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, u përplas këtë të hënë me një gazetar gjatë vizitës së saj në Tetovë.
“A keni marrë përkthyes zonja ministre? Ju kemi thënë që të merrni përkthyes kur të vini në Tetovë”, iu drejtua gazetari.
“Nuk më duhet. Unë nuk e di kujt i duhet përkthyes në Maqedoni që të flasë gjuhën maqedonase. Tani më lejoni që të flas për atë që kemi ardhur sot”, ishte përgjigja e ministres.
Ky është hera e dytë që Janevska i kërkohet të përdorë përkthyes gjatë vizitave publike. Në rastin e mëparshëm, ajo kishte deklaruar njësoj se në Maqedoni ekziston një gjuhë zyrtare dhe se nuk ka nevojë për përkthyes.











