Pas plagosjes së 6 efektivëve të policisë para Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin e tij në Twitter.
Ndërkohë, shefi i qeverisë ka dënuar dhunën teksa tha se askush nuk do të tolerohet.
“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet!
U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:
Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!
Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga” – shkruan Rama duke iu drejtuar protestuesve të ‘Astirit’.
/b.d










