• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj fshikullon policinë: Punuat me dy standarte në Vjosë, do vendoseni para përgjegjësisë!

by A R
16/10/2017 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nëpërmjet një letre publike u ka kërkuar llogari disa strukturave të Policive Vendore për lejimin e ndërtimeve në Grykën e Këlcyrës nga biznesmeni Harri Lena.

“Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë kryer ndërtime të paligjshme si dhe janë konstatuar edhe tentativa për devijime të paligjshme të burimeve ujore, sapo jam vënë në dijeni, kam kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e Ankesave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të zhvillojnë një inspektim mbi përgjegjësitë përkatëse të Policisë së Shtetit në Qark në këtë rast, dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin përkatës,” shkruan Xhafaj.

Letra e Fatmir Xhafajt

Shoqëria civile dhe pas saj media, prej disa ditësh kanë denoncuar një situatë konktete paligjshmërie të ndodhur prej disa kohësh në Grykën e Këlcyrës, në shtratin e Lumit Vjosa, një zonë me vlera të veçanta turistike. Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë kryer ndërtime të paligjshme si dhe janë konstatuar edhe tentativa për devijime të paligjshme të burimeve ujore, sapo jam vënë në dijeni, kam kërkuar në mënyrë të menjëhershme që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e Ankesave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të zhvillojnë një inspektim mbi përgjegjësitë përkatëse të Policisë së Shtetit në Qark në këtë rast, dhe rivendosjen e ligjshmërisë në territorin përkatës.

Në raportin e SHÇBA dhe DPPSH, evidentohet se, pavarësisht faktit që është konstatuar një ndërtim i paligjshëm dhe një vepër penale e kryer ndaj pronës publike dhe mjedisit, punonjësit e policisë, që ushtrojnë detyrën në atë territor, nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të referuar çështjen në Prokurori apo për të zbuluar autorin. Është e papranueshme që disa nga strukturat tona vendore të Policisë së Shtetit të funksionojnë me standarde dyfishe.

Nga njëra anë, ato ushtrojnë me të drejtë gjithë përgjegjësitë dhe kompetencat ligjore, në rastin e riparimit pa marrë lejen përkatëse të verandave, çative apo të tjera si këto, ndërsa nga ana tjetër, në disa raste të tjera policia është treguar tolerante ndaj ndërtimeve tërësisht të paligjshme, apo më keq akoma, kur këto ndërtime dëmtojnë rëndë mjedisin, sikurse ishte rasti i ndërtimit të paligjshëm në luginën e Vjosës.

Next Post
Këto janë 11 qytetet më të sigurta në botë

Këto janë 11 qytetet më të sigurta në botë

Comments 3

  1. adora korce says:
    8 years ago

    eshte per tu vleresuar punea qe po kryhet ne kete aspekt.tashme policia po i kushton nje rendesi te madhe ketyre ceshtjeve qe ndoshta me pare jane konsideruar te paperfillshme,por vertet keto ceshtje jane te nje rendesie prioritare duhen te zgjidhen me patjeter.cdo shkelje duhet ndeshkuar .vetem keshtu mund te ecim perpara si vend

    Reply
  2. angu ang says:
    8 years ago

    Ka ardhur koha qe te gjithe te mbajne pergjegjesi per ate qe bejne,ka ardhur koha te kemi nje polici europiane dhe cdo ceshtje te shqyrtohet.

    Reply
  3. fatjona berat says:
    8 years ago

    shyqyr qe me ne fund ne vendin tone nje minister po i perkushtohet me seriozitet dhe devotshmeri punes se vet.keto ceshtje jane shum te rendesishme dhe nuk mund te anashkalohen si pa te keq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In