• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Merre ose lëre”/ Ja si do jetë strategjia e Perëndimit me Kosovën dhe Serbinë

by Java News
31/12/2022 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Merre ose lëre”- Perëndimi ndryshon strategjinë me

Kriza me barrikadat mund të jetë drama e fundit në Kosovë që ndërmjetësuesit perëndimorë e shohin me durim dhe moderim diplomatik. Pritet që BE dhe SHBA të marrin një pozicion shumë më të fortë si ndërmjetës në periudhën e ardhshme dhe t’u bëjnë presion të dyja palëve të pranojnë marrëveshje të reja bazuar në parimin “merre ose lëre”.

Nga Marko Tašković

Ideja është se problemi nuk po merr zgjidhje përmes dialogut steril mes Beogradit dhe Prishtinës. Pritet që në të ardhmen në tryezë të ketë dokumente të gatshme që praktikisht do t’i vënë të dyja palët përballë një fakti të kryer.

Analistët besojnë se një përfundim i tillë është i sigurt sepse në të kundërt do të ketë kriza të reja që do të rrisin rrezikun e luftës. Megjithatë ekzistojnë ende dy skenarë të mundshëm. Njëri është zgjidhja e problemit me diplomaci, por shumë më të fortë se më parë. Tjetri është organizimi i një konference për Kosovën, një lloj “Dayton” i cili do të zgjaste deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj mosmarrëveshjeje.

Deri atëherë dilemat mbeten. Si do të vazhdojë situata në Kosovë? Si dhe kur zyrtarët nga Beogradi dhe Prishtina do të ulen në tryezën e bisedimeve ku tema kryesore e dialogut do të jetë një e re. A do të ketë modifikime të propozimit franko-gjerman apo evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

Po ashtu, ka një dilemë të madhe se kur do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Ai është kusht që serbët të kthehen në institucionet e Prishtinës por edhe për vazhdimin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës?

Në dritën e ngjarjeve të fundit, Visar Imeri, drejtor i Institutit të Prishtinës për Politikë Sociale “Musine Kokalari” dhe ish-lider i “Vetëvendosjes” së Kurtit, beson se situata e fundit e krizës në Kosovë, si dhe lufta në Ukrainë, kanë ndikuar që fuqitë perëndimore të humbnin durimin me negociatat e Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të ndryshojnë qasjen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Bisedimet u quajtën dialog sepse pritej që palët të arrinin një marrëveshje me njëra-tjetrën. Deri më tani marrëveshjet formalisht kishin atë natyrë, megjithëse kishte ndërmjetësim. Por tani kjo po ndryshon qartë. Parimi do të jetë “ky është një dokument, të dyja palët të bien dakord, kjo është ajo që keni kërkuar . Po kalojmë nga dialogu, në stilin e negociatave ku marrim dokumente të gatshme dhe na kërkohet që t’i pranojmë me mundësinë e pranimit të disa kundërshtimeve të vogla – tha Imeri për “Deutsche Vele”.

Meqë ra fjala, ndërmjetësuesit perëndimorë u siguruan serbëve një sërë lëshimesh për t’i dhënë fund krizës me barrikadat në veri të Kosovës. Së pari, ish-pjesëtari i policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, u lirua në arrest shtëpiak. Për shkak tij serbët bllokuan rrugët kryesore më 10 dhjetor pranë vijës administrative. Pastaj u lirua Nikola Nedeljkoviç nga Beogradi, i cili u arrestua në Vidovdan pasi u akuzua se gjoja kishte bërtitur “Vrite Shiptarin”.

Së fundi, SHBA-ja dhe BE-ja garantuan me një dokument të shkruar se serbët që ngritën barrikada në veri të Kosovës nuk do të arrestohen. Për shkak të kësaj, serbët vendosën t’i heqin barrikadat dhe në këtë mënyrë përfundoi kriza e fundit në serinë e 6 muajve të kaluar.

Megjithatë, nuk ka gjasa që në periudhën e ardhshme, si Beogradi ashtu edhe Prishtina të mund të presin lëshime të reja nga fuqitë perëndimore, të cilat po përpiqen të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje të re mes dy palëve, në mënyrë që krizat e shpeshta në Kosovë të mos u shndërrohen në një konflikt të hapur.

Ish-diplomati Srećko Gjukiç pret gjithashtu që BE dhe SHBA të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj negociatave të mëtejshme midis Beogradit dhe Prishtinës dhe të përshpejtojnë proceset që çojnë në një marrëveshje të re.

“Ka shumë supozime se Perëndimi do të ndryshojë metodologjinë e negociatave, sepse nëse dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbetet si më parë, do të kemi, para së gjithash, përpjekje nga të dyja palët që të ulen në tryezë një herë në 2 muaj. Në të njëjtën kohë, ata shpesh nuk pajtohen për asgjë. E ndërkohë në Kosovë shpërthejnë kriza të reja” – shpjegon Gjukiç për “Blic”.

Për këtë arsye, thotë ai, janë realiste dy skenarë sa u përket negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës. Njëri është vazhdimi i diplomacisë me mjete shumë më të ashpra dhe tjetri do të përfaqësonte një lloj “Dayton” për Kosovën.

“E para është diplomacia intensive ku zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së do të ndërmjetësojnë mes Beogradit dhe Prishtinës pothuajse çdo ditë. Skenari i dytë është udhëtimi i zyrtarëve nga Beogradi dhe Prishtina në Bruksel apo në ndonjë qytet tjetër evropian, madje edhe në SHBA, për të nisur negociatat nga ku nuk do mund të kthehen derisa të arrijnë marrëveshje” – thekson Gjukiç.

Ish-diplomati beson se mundësia e dytë nuk është e re në botën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Të njëjtën situatë kemi pasur edhe në rastin e Bosnjë Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Dejtonit. Prandaj mendoj se ky është një variant shumë real për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Sepse nëse kjo nuk ndodh, Perëndimi rrezikon një përshkallëzim edhe më të madh të krizës dhe përfundimisht një konflikt të hapur” – thotë Gjukiç.

Meqenëse pritet që temë e negociatave të ardhshme të jetë një propozim i ri, një modifikim franko-gjerman apo evropian për zgjidhjen e problemit të Kosovës, lind pyetja se sa i favorshëm është një dokument i tillë për Serbinë?

“Sigurisht që do ta pranoja pjesën e marrëveshjes që ka të bëjë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore serbe. Për pjesën tjetër do të negocioja. Aq më tepër që nuk na kërkohet të pranojmë pavarësinë e Kosovës apo të hapim derën për hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Kam frike se nëse nuk e pranojmë atë propozim, oferta e radhës do të jetë më e keqe sipas të njëjtit parim “merre ose lëre” – përfundon Gjukiç.

Blic

Next Post
Greqi/ Në pak orë dy shqiptarë ndërrojnë jetë

Greqi/ Në pak orë dy shqiptarë ndërrojnë jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In