• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merr fund ngërçi politik/ Abazoviç: Formohet qeveria e re në Malin e Zi! Do ketë 20 ministri

by Java News
20/04/2022 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Qytetare URA, njoftoi të mërkurën se është rënë dakord për përbërjen e Qeverisë së re.

Mosbesimi ndaj Qeverisë së mëparshme të Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiç, është votuar më 4 shkurt.

Duke folur në një konferencë për media në Podgoricë, Abazoviç tha se e ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për marrëveshjen e arritur për zgjedhjen e Qeverisë së re. Ai tha se kabineti i tij do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.

“Ideja është që ta zhbllokojmë Malin e Zi, që shteti të ketë institucione funksionale dhe stabilitet. Në vend që të grindemi, të kemi pajtim dhe të përpiqemi të ndërtojmë një perspektivë evropiane. Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve pa institucione”, tha Abazoviç.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç(djathtas) dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, Podgoricë, 3 mars 2022. Ai nuk dha shumë detaje për përbërjen e kabinetit, por tha se nëse merr mbështetje në Kuvend, ai do të ketë 20 ministra dhe katër nënkryetarë.

Abazoviç tha se beson se seanca e Kuvendit, në të cilën do të zgjidhet Qeveria e re, do të mbahet javën e ardhshme.

Qeveria e re pritet të përbëhet nga Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve. Qeveria pritet të ketë mbështetjen parlamentare edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit malazez, Millo Gjukanoviç.

Ky i fundit ka konfirmuar më 19 prill se DPS-ja do të mbështesë Qeverinë e pakicës “pa asnjë interes apo pjesëmarrje në të”. Duke folur për prioritetet e kabinetit të tij, Abazoviç tha se në fokus do të jenë: dialogu, reformat në drejtësi, shqyrtimi i vendimeve të diskutueshme të Qeverisë së mëparshme dhe vazhdimi i reformave të shërbimeve të sigurisë.

“Ndër prioritetet normative janë marrëveshja për bartësit e funksioneve gjyqësore, harmonizimi i rregulloreve gjyqësore me rregulloret e BE-së, Ligji për origjinën e pronës, i cili pret dritën jeshile të BE-së, reforma zgjedhore, rishikimi i gjendjes aktuale në arsim dhe kulturë, si dhe rishikimi i të gjitha vendimeve për personelin në këto fusha”, tha Abazovic.

Ai shtoi se prioritete të tij do të jenë edhe Ligji për regjistrimin, rregullimi i marrëdhënieve me komunitetet fetare dhe shqyrtimi i iniciativave rajonale, me qëllim të anëtarësimit sa më të shpejtë në BE.

Abazoviç është propozuar për kryeministër të Qeverisë së re të Malit të Zi më 3 mars, nga presidenti i këtij vendi, Millo Gjukanoviç.

Paraprakisht, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së deriatëhershme ka kaluar në Kuvend me votat e URA-s së Abazoviqit dhe të opozitës së udhëhequr nga DPS-ja e Gjukanoviqit. Qeveria e Krivokapiçit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion mes Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA.

Kjo Qeveri ka pasur një shumicë të ngushtë në Kuvend – prej 41 deputetësh – por ka kthyer DPS-në në opozitë pas tri dekadash. Dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt pas formimit të tij dhe palët shpesh nuk kanë qenë të njëzëshme në vendime. Pak ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Alleksa Beçiç, udhëheqës i Demokratëve, është shkarkuar po ashtu. Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus dhe Demokratët kundërshtojnë zgjedhjen e Qeverisë së pakicës dhe kryesuesi i Parlamentit malazez nga Fronti Demokratik, Strahinja Bullajiq, dha dorëheqje të mërkurën për shkak të kësaj.

Këto grupe politike konsiderojnë se zgjedhja e Qeverisë së re dhe formimi i shumicës së re parlamentare paraqesin shkelje të Kushtetutës dhe të vullnetit zgjedhor të qytetarëve. Fronti Demokratik dhe Demokratët kanë paralajmëruar më herët protesta./REL/m.j

Next Post
VENDIMI/ Pas Tabakut, Dumës dhe Kunatit të Bashës, Veliaj fiton gjyqin dhe me Bardhin

VENDIMI/ Pas Tabakut, Dumës dhe Kunatit të Bashës, Veliaj fiton gjyqin dhe me Bardhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In