Makina Audi e Verdhë u gjet e shkrumbuar nga flakët në Trevizo, ndërsa tre personat që kërkohen nga policia, janë ende në arrati.
Kanë qënë flakët që alarmuan disa qytetarët të cilët thirrën zjarrëfikëset.
Me pas në vendngjarje mbërritën dhe karabinierët të cilët konstatuan se makina e shkrumbuar nga flakët është ajo që u vodh në Milano, dhjetorin e kaluar, me të cilën tre persona, tashmë të kërkuar i kanë shpëtuar disa here forcave të policisë.









