Mbyllet ëndrra e Shqipërisë për të shkruar në Botëror. Kuqezinjtë janë mundur 2-1 në Varshavë nga Polonia, edhe pse pjesën e parë e mbyllën në avantazh falë golit të Arbër Hoxhës.
Minutat e para të takimit ishin disi më të mira për vendasit, pasi kuqezinjtë po qëndronin pas dhe më shumë po studionin kundërshtarin. Në minutën e 15-të, Arlind Ajeti dëmtohet pas tentativës për të gjetur golin gjatë një goditjejë nga këndi, por përplaset me kundërshtarët. Në vend të tij futet Ardian Ismajli.
Sfida u zhbllokua falë golit të Arbër Hoxhës në minutën e 42-të. Pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja dhe duke përfituar nga një gabim në prapavijën polake, Hoxha tregon gjithë klasin e tij dhe dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Shqipërinë.
Kuqezinjtë e nisin shumë mirë edhe pjesën e dytë, ku në minutën e 54-të, Nedim Bajrami kishte shansin e artë të mbyllte ndeshjen, pas një asisti fantastik të Elseid Hysaj, por goditja e tij ëprfundoi jashtë.
Në minutën e 63-të, Polonia barazon shifrat me Robert Leëandoëski-n, i cili shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe daljes së gabuar të Strakoshës.
Në minutën e 72-të, të dy të sapofuturit Armando Broja dhe Stavro Pilo bëhen protagonistë. Broja asiston, por Pilo gabon rëndë edhe pse ishte i vetëm me portierin.
Në minutën e 74-të, Piotr Ziellinski shënon golin e avantazhit për Poloninë me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Polonia fiton 2-1 dhe në finalen e madhe do të përballet me Suedinë.











