Merr fund arratia/ Pranga burrit që masakroi me thikë bashkëjetuesen në Elbasan

Jetlira Elezi Dhe Ramis Mici

Pas rreth 24 orësh, Policia ka arrestuar autorin e krimit tronditës se ditës së djeshme në Elbsan, Ramis Mici, bën me dije për “BalkanWeb” gazetari Fatmir Popja.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Skenderbej”, ku 37-vjeçari ka goditur me thikë, bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezin, e cila pas divorcit, martesë nga e cila kishte dhe dy fëmijë, kishte nisur bashkëjetesën me Micin.

Pasi e qëlloi, Mici e la gruan 37-vjeçe të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronaret e shtëpisë qe e gjetën të pajetë gruan në mes të dhomës.

Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.

BalkanWeb mëson se motiv i krimit të jetë bërë xhelozia në çift. Ndërkohë, autori i krimit ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar. Më poshtë publikojmë pamjet nga brenda banesës ku ndodhi krimi.

Ndërkohë autori i krimit, baba i dy fëmijëve, ishte divorcuar, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com