Një automjet ka marrë flakë në ecje në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, makina ka shpërthyer gjatë ecjes, dhe drejtuesi i saj ka dalë menjëherë nga mjeti.
Paraprakisht mësohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik. Ndërsa makina ka marrë flakë në rrugën A.Goga.
Flakët janë shuar me mjete rrethanore nga personat e lokaleve pranë vendngjarjes. Ndërkohë ka mbërritur edhe policia së bashku me forcat zjarrfikëse.
a.ç