Përfshihet nga flakët një autobus në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Burime për mediat thonë se në autobus ndodheshin 30 pasagjerë, ndersa një prej tyre ka mbetur i lënduar. Raportohet se si pasojë e ngjarjes autostrada u bllokua në njërin krah.
Shkak dyshohet se është bërë një manovrim i gabuar i shoferit, i cili është shoqëruar në polici. Zjarrfikësja mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.
/a.r