• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I merr 68 mijë euro klientit, zhduket noteri Vasha

by A R
09/02/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilirjan Cela denoncon në emisionin “STOP”, se vendos të shesë apartamentin e tij dhe për të kryer procedurat i drejtohet noterit Napolon Vasha.

Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, ata i drejtohen një banke të nivelit të dytë, aty ku depozitohet shuma e 68 mijë eurove. Pak orë pasi derdhen këto para në numrin e llogarisë së noterit, ky i fundit shkon dhe prek depozitën. Por noteri i tërheq paratë dhe zhduket.

Pas kësaj Ministria e Drejtësisë ngre një grup pune dhe i heq licensën noterit Vasha.

“Firma “PORTIAL” dispononte një apartament në pronësi të saj, të cilin e shiti. Bashkë me blerësin iu drejtuam zyrës së noterisë me noter Napolon Vashën, ku bëmë kontratën e shit-blerjes. Noteri na nxjerr disa arsye për të shtyrë ditët sepse ai e dinte. Dyshova për këtë gjë dhe i drejtohem “Tirana Bank”. Aty mora vesh që noteri i kishte marrë paratë nga llogaria dhe nuk kishte më lekë. Ministria e Drejtësisë ngriti një grup kontrolli, e verifikoi dhe i hoqi licensën noterit. Por sot e kësaj dite unë ende nuk i kam marrë lekët. Banka nuk mban asnjëlloj përgjegjësie. Unë nuk po di ku t’i marr lekët, unë i çova lekët në bankë dhe banka është garant për këtë, por kur banka nuk mban përgjegjësi është një çështje tjetër.”

Emisioni “STOP” iu drejtua kësaj banke të nivelit të dytë, për të pyetur sesi ka ndodhur kjo tërheqje parash vetëm pak orë pasi ishin depozituar dhe aq më tepër që bëhet fjalë për një shumë prej 68 mijë eurosh. Në përgjigjen e ardhur nga banka thuhet se: “Banka me kërkesë të noterit dhe në zbatim të Udhëzimit nr. 6915/2, datë 30.01.2012 ka detyrë të çelë llogarinë rrjedhëse të dedikuar, por jo të marrë pjesë në administrimin e fondeve të kësaj llogarie sëbashku me noterin”.

Ndërsa Mimoza Sadushi Kryetare e Shoqatës së Noterëve shpjegon, se ka një udhëzim të posaçëm, që detyron noterin vetëm të transferojë paratë, por jo t’i tërheqë.

“Në këtë udhëzim përcaktohet saktësisht që noteri duhet të ketë një llogari rrjedhëse në bankë, llogari e cila është e ndryshme nga llogaritë personale apo individuale, që ka noteri si person fizik. Në këtë udhëzim caktohet edhe saktësisht që me përfundimin e të gjithë procedurës, pra të bërjes së kontratës, të regjistrimit të pronës në emër të blerësit noteri transferon shumën nga llogaria e tij në llogarinë e shitësit. Pra në këtë udhëzim përmendet specifikisht, që noteri nuk ka të drejtë të tërheqë shumën, por vetëm e transferon nga llogaria e tij në llogarinë e shitësit. Për çdo derdhje apo tërheqje që mund të bësh në bankë, kjo e fundit patjetër duhet të pyesi se për çfarë i derdh këto para dhe në momentin kur blerësi ka vajtur dhe ka derdhur shumën në llogarinë e noterit, banka patjetër që duhet ta pyesi se për çfarë derdhet kjo shumë dhe duhet t’i kërkojë kopjen e kontratës së shitjes mbi bazën e të cilës derdhet shuma.” /b.d

Next Post
Njihuni me Dajanën që banon në SHBA dhe që po josh Instagramin (GALERI)

Njihuni me Dajanën që banon në SHBA dhe që po josh Instagramin (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In