• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mero Baze: Shkëlzeni duhet të sfidojë opozitarët, jo Ramën. Rama është me Shkëlzenin

by A R
07/08/2023 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një postim ne Facebook, botuesi i gazetes TemA, Mero Baze, ka reaguar ndaj postimit “shfajësues” të Shkëlzen Berishës.

“Shkëlqen Berisha më në fund ka sfiduar Edi Ramën për kullën në qendër të Tiranës duke i thënë: “anuloje po ta mbajti” lejen për kullën.

Ana qesharake e këtij reagimi është se askush nuk po thotë që Edi Rama po ankohet pse ka dhënë leje për kullë.

Edi Rama e ka dhënë me plot vetëdije lejen për kullë dhe ndoshta brenda gjithë ligjeve dhe vizonit të tij për qytetin.

Edi Rama nuk e ka sfiduar Shkëlzen Berishën duke i thënë që të kam dhënë kullë. Nuk e ka sfiduar askush brenda qeverisë. Ja kanë dhënë gjithë qejf.

I pari që e kam sfiduar jam unë qyshkur se është dhënë leja e kullës. Dhe e përsëris pa asnjë mëdyshje se Shkëlzen Berisha qëndron pas dy projekteve të mëdha, asaj të hotelit tek Gjiri i Lalzit, dhe kullës së Tiranës.

Në Lalëz i ka nën emrin e të gjithëgjendurit të tij që nga tokat e Teqes së Zallit me gjyqe false në Ksamil dhe tokat e familjes Delvina në Sarandë, e deri në Lalëz.

Ai shfaqet kudo si TVSH e Shkëlzen Berishës me 20 për qind. Dhe tani tek projekti i kullës së Tiranës shfaqet i ngarkuari për beton i familjes, si pronar i kullës 64 kate.

Të gjithë e kemi të qartë përse Edi Rama ja jep këtë ndihmë Shkëlzen Sali Berishës. Ja jep se i duhet të qëndrojë në lojë si klan politik shkatërrues për opozitën. Ose më thjeshtë blen me lekë një mall që helmon opozitën.

Natyrisht që ka faj, por jo më shumë se faj se këta që shesin opozitarizmin për bythën e familjes së tyre dhe milionat që fitojnë nga firma e Edi Ramës.

Edi Rama jo vetëm që nuk është i mërzitur që po i jep leje, por është shumë i kënaqur. Po aq i kënaqur sa Shkëlzeni.

Ndaj ky i fundit nuk ka pse e sfidon atë që i ka dhënë leje duke i thënë “anuloje”. Ai nuk ka asnjë ankesë.

Ata që po ankohen janë aktorë të opozitës, Arlind Qorri, Lulzim Basha dhe dhjetëra të tjerë. Natyrisht dhe shtypi që ka të drejtë të ngrejë pikëpyetje për moralin e kësaj familje hajdutësh të certifikuar nga dy shtetet më të mëdha demokratike të botës , SHBA dhe Britania e Madhe.

Ndaj Shkëlzeni nuk ka pse bën sikur sfidon Edi Ramën duke i thënë anulo kullën. Ai mund t’i thotë Ilir Shtufit, biznesmenit që ka 30 vjet që e përdor për çdo hall që ka, të heqë dorë nga kulla, nëse e ka seriozisht. Ai e ka konfidencën me Shkëlzenin dhe i bindet për çdo gjë.

Mund t’i bindet dhe për këtë nëse vërtet Shkëlzeni se do kullën. Po në fakt Shkëlzeni do dhe kullën, dhe opozitën. Dhe Edi Rama ja ka dhënë të dyja. S’ka pse mërzitet me të dhe s’ka pse e sfidon duke bërë lojë luftash. Luftën e ka me opozitën që ndjehet e shitur”, shkruan Baze.

Next Post
Shqiptarët “mbretër” të drogës në Itali, e zëvendësuan marijuhanën me kokainë

Shqiptarët “mbretër” të drogës në Itali, e zëvendësuan marijuhanën me kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In