Gazetari Mero Baze ka reaguar ashpër ndaj retorikës së presidentit Ilir Meta lidhur me menaxhimin e situatës së Covid-19, duke hequr një paralele me shembullin personal që çifti Meta-Kryemadhi po japin në publik.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se “Ilir Meta ka të drejt që sulmon qeverinë për COVID deri ditën që një polic nuk e heq zvarrë atë dhe gruan e tij, kur thyejnë për karshillëk ligjet e karantinës, e shfaqen publikisht me duar në qafë, me pijanecë e kriminelë, nëpër ahengje paraelektorale”, nënvizon Baze.
Me shqip, shkurt e sakte nuk thuhet! Respekt Baze!