• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mero Baze: Drejtues emisionesh inferiorë përballë Berishës, të rreptë me kolegët “vrasës”!

by S M
27/02/2018 00:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Sali Berisha është thirrur të ndërhyjë në linjë telefonike në një studio televizive dhe ka nisur bisedën duke sulmuar me një fjalor të paprecedent gazetarin Artan Hoxha duke i thënë “vrasës” dhe “pjesë të bandave”. Është fat që Artan Hoxha nuk u intimidua dhe nuk ju kthye me akuza Sali Berishës, por i numëroi faktet publike për vrasjet e tij, që nga Tropoja dhe deri më 21 Janar, të cilat i kishte filmuar live dhe që ai nuk ja harron.

Por përtej vendosmërisë së tij personale si gazetar, rasti në fjalë është një ilustrim i shëmtuar i inferioritetit që kanë drejtuesit kryesorë të emisioneve në Shqipëri ndaj Sali Berishës.

Në shumicën e tyre, për të mos thënë të gjithë, së paku prej vitit 2008, kur Sali Berisha u vu në hall me shtypin, pasi do mbronte të vrarët e djalit e më vonë të vrarët e tij, si dhe historitë e tjera të korrupsionit, këta “moderatorë” kanë vetëm një hall në jetën e tyre: Të bindin Sali Berishën që ta kenë në studio, pa nuk do të lejojnë njeri ta prekë.

Kështu më ka ndodhur mua dhe Andi Bushatit në Prill të vitit 2008, kur Fevziu na lajmëroi se nuk mund të ishim në emision me Berishën dy orë para se të fillonte, pasi ne “kishim hedhur baltë për Gërdecin”, ndërkohë në emision na sulmoi të dyve me fjalorin më të ulët, pa qenë aty.

Më tej kjo histori ka vazhduar me çdokënd që e ka thirrur në studio, duke e siguruar me një panel gazetarësh bashkëpunues me të.

Ky i sotmi ishte rasti që Sali Berisha zgjodhi të ballfaqohej vetë me Artan Hoxhën, pasi nuk duron dot këtë historinë e “Marrëveshjes së re me Greqinë” që damkos historinë e tij politike dhe për ta intimiduar atë, e nisi bisedën, duke e sulmuar si vrasës.

Moderatorja e emisionit nuk bëri asnjë përpjekje, qoftë dhe etike, ta ndalte ose t’i ndërpriste linjën e telefonit, por sillej sikur të dy akuzat ishin relative, d.m.th dhe kur i thoshte Sali Berisha “vrasës” Artan Hoxhës, ishte njësoj sikur i thoshte dhe Artan Hoxha, vrasës Sali Berishës, ndërkohë që ky i fundit, ja ka filmuar vrasjet live.

Nuk mjaftoi kjo por dhe duke mbyllur emisionin Sali Berisha e akuzoi sërisht Artan Hoxhën si pjesë e bandave dhe moderatorja ndërhyri si “negociatore” që do t’i pajtojë, t’i ulë bashkë përsëri.

Unë nuk mendoj se Artan Hoxha ka nevojë për ndihmën time për ta mbrojtur, pasi u mbrojt shumë mirë vet.

Por inferioriteti i drejtuesve të emisioneve televizive ndaj Sali Berishës, dhe fakti që atij ja quajnë normale kërcënimet ndaj gazetarëve, tregon qartë për standardin e lirisë së shtypit që ai ka fiksuar në mendjen e tyre, si njeri që ka të drejtë të vrasë, të fyejë dhe të sulmojë, pa i kërkuar njeri llogari.

Bile dhe më keq akoma, në vend që t’i zemërojë drejtuesit e emisioneve, u bën t’u shkëlqejnë sytë kur u premton se mund të jetë përsëri në studion e tyre. Edhe si vrasës gazetarësh!

Next Post
Makina e mbushur me drogë aksidentohet në Milot

Makina e mbushur me drogë aksidentohet në Milot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In