• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mero Baze: Brezat e rinj nuk po e identifikojnë më veten me atdheun. Atë që e falim në gazetari nuk e falim në letërsi

by A R
19/11/2024 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për një arsye mjaft të veçantë. Ai ka botuar librin me poezi “Shi me baltë”, të cilin e përshkruan si një përpjekje më të vërtetë se gazetaria për të thënë ato që mendon, duke qenë se nuk mbart kompromiset apo autocensurën që shoqëron gazetarinë shqiptare.

Ai u ndal te poezia “Atdheu”, që shërben si prolog i librin dhe tha se Atdheu jonë sot ka shumë pikëpyetje.

“Dilemat që ne kemi, poezia përpiqet të ngrejë një debat për të vërteta, që arti duhet të prekë. Ata që vijnë nga gazetaria, dhe furnizojnë letërsinë nga gazetaria, janë pak më tokësorë sesa poetët dhe shkrimatarët. Arti dhe letërsia duhet të kthejnë sytë nga të vërtetat e hidhura të atdheut. Drama që përjeton poezia dhe proza, është shkëputja nga të vërtetat, nga ngjarjet që e formësojnë atdheun.

Pas ikjes së Kadarësë dhe Agollit, ka një boshllëk, është gati e gjymtuar letërsia dhe mungon historia e atdheut tonë, është nga gjymtyrët që i mungon letërsinë tonë. Nuk është se atdheu jonë është më i varfër, apo më i keq, apo më i vrazhdë. Ka patur periudha edhe më të errëta. Tani është më i pasur dhe luksoz, por e duam më pak.

Atdheu jonë tani ka shumë pikëpyetje në një shoqëri kozmopolite, të hapur, të rrjeteve sociale. Brezat e rinj nuk po e identifikojnë më veten me atdheun dhe kjo është një dilemë që duhet ta diskutojmë”, tha Baze.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se cila prej “dy jetëve” që ai ka jetuar është më e vërtetë, Baze tha se është ajo si poet.

“Problemi ekziston ende, te ne që jetën tjetër e kemi si gazetarë. Ne nuk i themi dot të gjitha të vërtetat pavarësisht se Shqipëria është e lirë. Kemi autocensurën tonë, vendosjen dhe pozicionin tonë në Shoqëri. Diktatura është copëtuar në disa diktatura të vogla dhe kemi diktaturën e vetes.

Duke më vënë në këtë dilemë, duke krahasuar veten si gazetar dhe poet, do të thosha se jeta si poet është më e vërtetë, atë që e falim në gazetari nuk e falim në letërsi. Letërsia është e vërtetë. Edhe nën diktaturë, edhe tani, letërsia e mbyt pjesën tjetër të jetës me të vërtetën. Është më e vërtetë letërsia.

Është një debat i përbotshëm, edhe në Shqipëri është ky. Duhet të na vijë turp nga vetja për gjyqin që i bëhej Kadaresë, thoshin është shkrimtar i mirë por është zënë me shitësen e lagjes”, tha ai.

Baze u pyet nga Rakipi se çfarë mendon se nuk ka bërë mirë në jetë, kur reflekton për të shkuarën dhe të tashmen.

“Çfarë nuk kemi bërë mirë si qytetarë, kemi bërë kompromise në momente kur mungesa e kompromisit mund ti bënte shumë më mirë shoqërisë. Kompromise me politikën, biznesin, me shoqërinë dhe veset e shoqërisë, veset tona, por njeriu e ka të vështirë të numërojë në biografinë e vet se ku e ka dëmtuar ai shoqërinë dhe ku e ka dëmtuar shoqëria atë. Në jetën e përditshme nuk i bën dot gjyq vetes, por në letërsi është me e lehtë.

Ne kemi gabuar kur kemi mbështetur politikanë që nuk duheshin mbështetur. Nuk mund ti bësh vetes gjyqin pse ishe budalla apo naiv në një kohë. E rëndësishme është ta kuptosh cfarë ka ndodhur dhe ta transmetosh pë të tjerët”, tha Baze.

“Jugu është një nga vendet pa të cilat Shqipëria nuk do të ekzistonte. Është i braktisur, shërben për mitin e turizmit në jug, por nuk ka njerëz. Fshatrat janë boshatisur, nuk ka më njerëz. Është dramë, nuk ka njerëz të gjallë. Nuk shikoj një vështrim kapilar se si mund të ngjallet, si mund të ripopullohet. Ka nevojë për politika njerezore, ka nevojë për qeveritarë që duhet ta dinë ç’është fshati, jo për ministra që e dinë se qumështin e bën dyqani dhe jo lopa.

Nuk mund të mbahet si muze i historisë se këtu lindi Kadareja, Ismail Qemali. Jugu duhet të jetë pjesë vitale. Duhet bërë me politika të qarta si Greqia bëri Greqinë e veriut. Politika e financinimit të kthimit të njerëzve duhet të jenë konkrete. Politikat që bëhen në jug janë kolonialiste. Në bregdet investohen miliarda, por jo në fshtara. Në bregdet investohet për turizmin, që ka nevojë për emigrantë.

Jugun e mbajnë fshatrat, se një qytet ka patur, Gjirokastrën.

Nuk duhet bërë si fshatrat socialistë duke bërë rrugën, ujësjellësin dhe kaq. Unë u ktheva në fshat në 2014. Nga tetë tufa bagëtish sot është vetëm një. Është shkatërruar blegtoria nga politikat e financimit se i bënë me garë në e-albania, që është korruptive dhe këta që humbin falimentojnë dhe ikin nga fshati. Ka politika jokorrekte për ata që kthehen në fshat. Komplikimi i lejeve për ndërtime në fshat është sikur të merrte leje Çet Kastrati në Tiranë. Fshatari nuk ka nevojë që të shkojë në Greqi, se këtu realisht fitohet më shumë se në Greqi, pro qeveria duhet të ndihmojë fshatarin në bujqësi, blegtori dhe banesë.

Drama e fshatit është dramë qeverisëse. Nuk ka lidhje me lëvizjen jashtë, por ai do politika të qarta”-tha Baze.

/a.r

Next Post
“Mund të ketë tensione, sidomos në dashuri”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

“Mund të ketë tensione, sidomos në dashuri”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Atdhe…….
    Njeriu merr frymë, ngopet me ajër, por do edhe të hajë, që të hajë, duhet të punojë…..
    Ku…..??? !!!
    Që të mbash shpirtin e xhanin, duhet mirëqënie, që arrihet vetëm me punë.
    Punë….??? !!!
    Pra, ATDHE, është AI, ku njeriu NDJEHET mirë.
    Të tjerat, janë Dokrra Hinit…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In