• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mero Baze/ Andrea Stefani, ikja e një njeriu të padorëzueshëm

by S M
03/12/2016 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrea Stefani është larguar nga jeta duke luftuar deri në minutën e fundit. Dje në mëngjes, një miku ynë i përbashkët më tha se operacioni i fundit në Itali, rezultoi pa shpresë dhe i vetmi që vazhdonte të kishte shpresë ishte vetëm Andrea. Edhe ai vetë ndjehej ngushtë, që ishte më i dobët se Andrea në këtë betejë.

Sot nuk ja doli dot më. Kur e kam njohur në fillim të viteve 90, kur ishim gazetarë të rinj, më bënte përshtypje një fakt: Askush nuk mund t’ia zhvendoste atij axhendën e vet personale si gazetar . Ishte duke punuar tek “Gazeta Shqiptare” në vitin 1994 mos gaboj, kur ju vu dita ditës në mënyrë manuale, të merrte kursin e dollarit në tregun e zi, që lëvizte pa ndonjë rregull të veçantë dhe ai donte të gjente mekanizmin që e lëvizte. Ishte si të kërkoje gjilpërën në kashtë, në një ekonomi pa rregulla, informale, pa prodhim kombëtar dhe pa banka e bursa.

Andrea për një muaj rresht shkonte tek tregu para Bankës mbante shënim dhe kthehej. Në fund kishte gjetur mekanizmin. Kishte krahasuar luhatjet e dollarit me autobotet e naftës që hynin në Kakavijë për në drejtim të Hanit të Hotit ku kalonin kontrabandë, duke thyer embargon me ish Jugosllavinë. Gjithçka përputhej. Kontrabanda diktonte kursin. Shkrimi i tij i shkurtër i kishte ngrënë gati një muaj, por unë e mbaj mend dhe pas 22 vjetësh. Është rasti kur këmbëngulja të bën gazetar dhe nuk të devijon nga e vërteta. Formimi i tij bazal ushtarak dhe pastaj studimet në fakultetin Ekonomik, e bënë atë një gazetarë të disiplinuar dhe ndoshta themelues i ri gazetarisë së re ekonomike, pas viteve 90-të.

Ky tipar i tij mendoj se dominoi jetën e tij si gazetar. Ishte nga ata gazetarë që nuk i shmangej kurrë pozicionit. Mbante qëndrim edhe pse shpesh me shumë emocion dhe patetizëm, në përpjekje për t’i dhënë forcë protestës me atë që nuk pajtohej.

Drejtoi për një kohë të gjatë një projekt antikorrupsion dhe lidhjen e tij me gazetarinë inevstiagtive, botoi një libër për projektet korruptive të qeverive shqiptare gjatë tranzicionit, dhe mbeti një kritik i fortë kundër politikanëve që kanë kapur institucionet e shtetit shqiptar dhe i përdorin ato për të garantuar mosndëshkueshmërinë.

Deri në fund të jetës së tij edhe nga spitali vazhdoi të shkruante pa u kuptuar se vuante nga ajo sëmundje e rënde. Përveç një rrethi të ngushtë miqsh e shokësh, ai nuk kishte dëshirë ta ndante këtë fat me të gjithë. Ishte i bindur se dhe këtë betejë do ta fitonte. Biles deri dje mbasdite mendonte se në një klinikë tjetër në Gjermani, mund t’ia dilte. Më shumë se sa bindje, ishte një shpresë që vinte nga formimi i tij, i njeriut të padorzueshëm.

Sot dështoi të parashikimin e tij si analistë i sëmundjes së vet. Një herë që doli jashtë fushës së vet rezultoi i pafatë si analistë. Edhe pse nuk ka asnjë arsye të ndjehet fajtorë për këtë, ai me siguri që është duke turfulluar për pabesinë e sëmundjes dhe gjërat që la gjysëm pa bërë, për fëmijët dhe gruan e tij që la pas. Dhe natyrisht mijëra punë të tjera që do bënte si gazetarë!

TEMA

Next Post

Armiqtë që humbën Andrean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In