Pavarësisht mospajtimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës refuzon të ketë për partner qeverisës çdo parti tjetër politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani ka thënë se ky partneritet do të realizohet qoftë para apo pas 6 tetorit, dhe se deklaratat e pamatura nuk i kontribuojnë konkretizimit të bashkëpunimit.
Për postin e kryeministrit, kandidatja e parë femër është shprehur se interesat e vendit janë mbi interesat e individit, megjithëkëtë sipas saj këto interesa më së miri do t’i mbroj qeverisja nën drejtimin e saj.
Por për të gjitha këto njëherë planifikojnë ta marrin përkrahjen nga Kuvendit e më pas të shpalosen në tryezën e bisedimeve.
Osmani ka folur edhe për sistemin gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit e fuqizimin e gruas.
Ndërsa për raportet me Shqipërinë, ajo thotë se duhet vepruar si dy shtete të barabarta pa e kontestuar republikën e Kosovës, mirëpo në të njëjtën kohë të bashkëpunojnë për ecjen drejt rrugës Evropiane./ tch
g.kosovari











