• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Merkeli dhe Srebrenica

by Java News
08/07/2015 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ardhja e liderëve botërore në rajon të jep një moment të rremë ç’tensionimi, ashtu si ky i fundit, që përfundoi pak orë më parë në Tiranë me kancelaren gjermane Merkel. Ajo gjendet tashmë në Beograd, pas vizitës në Shqipëri, e pak më vonë do jetë në Sarajevë. Mesazhet e shpresës dhe detyrave, që i dha gjithë rajonit, mbeten aq të vështira, saqë të bëjnë të besosh se integrimi ynë në Evropë, do të bëhet ashtu si edhe ka qenë deri më tani për procedurat në BE, fryt i enercisë dhe jo zotësisë së vendeve tona.

Në të njëjtën ditë, në Kombet e Bashkuara, Rusia i vendosi veton projekt-rezolutës për Srebrenicën, duke i lënë vendet e Ballkanit sërish të inatosura keqazi me njëra-tjetrën. Të kuptohemi, Vuçiç ishte llogaritur se do të bënte një Mea Culpa zyrtare, që tashmë jo vetëm s’është e mirëpritur në Sarajevë, por është edhe krejt e panevojshme. Fakt, që të bën të besosh se mes vendeve tona ka kaq probleme, saqë Merkeli edhe me fashinimin e madh që ka lënë te liderët ballkanikë, nuk ndryshon dot shumë. Ballkani është në një udhëkryq, ku më shumë tingëllon Srebrenica sesa Merkeli.

Srebrenica s’ka marrë falje, ashtu si Kosova s’ka pardon ndaj serbëve dhe po ashtu të dy këto vende ende s’kanë thënë gjë për viktimat e pafajshme serbe. Një konflikt i tërë, që edhe me hyrjen e Brukselit, politikat e saj apo me projektet e stërmëdha që ka ndërmarrë Berlini, duket i largët për t’u lehtësuar. Kurse me zhytjen e Greqisë në pasiguri bëhen edhe më të rënda, sepse rajoni është krejt skeptik dhe pa të ardhme. Ballkani mbetet peng i korrupsionit në të gjitha fushat, drejtësisë së munguar, situatës së rëndë ekonomike dhe reformimit shumë të pakët të politikanëve të saj. Mu ata që vrapuan të shfrytëzojnë vizitën e znj. Merkel, e të cilët shpejt do të hapin blloqet e sharjeve për njëri-tjetrin. Duke filluar nga Srebrenica.

Next Post

GKSF: Qëndrueshmëria financiare në vend, e garantuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In